Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026

Arrestohet një shtetas serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli, Voziste 221 km/h

28 Qershor, 2026

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut 790 euro, sektori i IT-së kryeson me mbi 1.400 euro

28 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rama me pensionistët në Berat: Ajo që ju është rritur këtë janar, do ju pesëfishohet në vitin 2030

TV NewsBy TV News11 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në qytetin e Beratit ku zhvilloi një takim me pensionistët.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se PS po vijon me politikat mbështetëse, duke filluar nga indeksimi te rritja reale e pensioneve, që sipas tij do të pesëfishohet deri në janar të vitit 2030.

“Çfarë iu është rritur këtë janar, që vazhdon çdo muaj natyrisht, do t’ju dyfishohet në janarin e ardhshëm, do t’ju trefishohet në 2028, do t’ju katërfishohet në 2029, dhe do t’ju pesëfishohet në janar të 2030”, tha Rama.

Ai theksoi se pensionistët kanë qenë dhe do jenë prioritet për të dhe Partinë Socialiste, ndërsa nuk kurseu as kritikat ndaj opozitës.

Rama ka deklaruar se “ata që flasin më shumë për ju, ju përdorin mish për top”, ndërsa nënvizoi se forcimi i skemës së sigurimeve shoqërore mbetet thelbësor për garantimin e rritjes së qëndrueshme të pensioneve në të ardhmen.

Rama: Më vjen mirë që kam qëndruar në këtë detyrë deri kur u bë e mundur që më në fund të përcaktonim një plan financiar të mbështetur nga buxheti për një kapërcim real të pensioneve nga pamjaftueshmëri ku ishin te një nivel i arsyesh, jo i mjaftueshëm, por i arsyeshëm. Pensionistët kanë qenë prioritet për mua dhe për ne, por rritja e pensioneve ka qenë më e vështira dhe është gjithmonë më e vështira, sepse pensionet funksionojnë mbi bazën e një skemë të sigurimeve shoqërore dhe nëse skema nuk është solide, bëhet e vështirë të imagjinosh një rritje të arsyeshme të pensioneve pa rrezikuar themelet e të gjithë ekonomisë dhe për këtë arsye ju kam thënë se e kemi prioritet, por duhet të rrisim ekonominë dhe mundësitë.

Erdhi momenti kur ne e pamë qartë mundësinë, sepse kaluam një fazë të parë të qeverisjes duke mbyllur disa gropa të panumërta borxhesh dhe shumë papërgjegjshmërisë, pastaj filluam investimet serioze, pavarësisht se rrugës u desh të ndeshemi me tërmet, pandemi, dhe kostot e energjisë të një lufte që nuk kishte lidhje me ne fare, ne ia dolëm që të jemi i vetmi vend dhe këtë e them me shumë krenari: që nuk e ka rritur çmimin, por e ka ulur çmimin e energjisë elektrike. Tani ia dolëm dhe të vijmë te ju dhe t’ju shikojmë pa sikletin e madh që s’kemi çfarë t’ju themi për pensionet.

Sepse skema e rritjes përmes atij niveli që përmendi ministrja me dyfishim të përvitshëm të rritjes së vitit të mëparshëm është e garantuar 100% në buxhet. Çfarë iu është rritur këtë janar, që vazhdon çdo muaj natyrisht, do t’ju dyfishohet në janarin e ardhshëm, do t’ju trefishohet në 2028, do t’ju katërfishohet në 2029, dhe do t’ju pesëfishohet në janar të 2030.

Shikoni se ai që flet më shumë për ju në studio, paguan më pak për ju, sepse pagën e jep në të zezë, sepse nuk ka asnjë respekt për ju dhe iu do vetëm mish për top për qeverinë“, tha Rama.

Lexuar: 266

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.