Rritja e ekonomisë së vendit solli dhe rritjen e pagave të mjekëve. Kështu u shpreh gjatë një inspektimi në Spitalin Rajonal të Lezhës, Kryeministri Edi Rama i cili sqaroi se do të rishikohet edhe skema e vjetërsisë së punës.
“Rritja e pagave vjen për shkak te rritjes së ekonomisë. Sa i përket vjetërsisë se punës në fillim e kishim pak të vështire megjithatë do shohim disa sektorë jo vetëm mjeket”, tha Rama.
Një tjetër çështje që u prek nga kreu i qeverisë ishte dhe rritja e kapaciteteve të shërbimit onkologjik në 7 spitale rajonale të vendit.
“Decentralizimi i shërbimit onkologjik diçka fantastike sepse do ta afrojë shumë me tepër me njerëzit shërbimin dhe do të lehtësojë shumë për një pjesë të atyre që nuk kanë kushte për të lëvizur në Tiranë.”
Gjatë vizitës, Rama u shoqërua nga Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala e cila u shpreh se tashmë janë gati protokollet e reja të onkologjisë, të hartuara në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano.

