Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bllokim negociatash? Rama i përgjigjet opozitës: Gënjeshtër e madhe! Do kemi lajme të mira

TV NewsBy TV News5 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”.

Ai u shpreh se deklaratat e opozitës se janë bllokuar negociatat me BE janë një gënjeshtër e madhe, ndërsa shtoi se pakica në Kuvend po përpiqet që të nënvlerësojë çdo poen të mirë të bërë sipas tij nga qeveria.

“Jemi përfshirë në një proces, në një fushatë të brendshme në Partinë Socialiste, për të zgjedhur ata që do të jenë drejtuesit e organizatave tona në të gjithë territorin e Shqipërisë, që nga niveli i qendrës së votimit, në nivelin e njësisë administrative dhe në nivelin e bashkisë.

Por, në ndërkohë, kjo ka rëndësi për këto shënime, sepse nuk është thjesht një fushatë e brendshme organizimi dhe energjizimi, por është edhe një fushatë komunikimi mes nesh dhe mes nesh dhe të gjithë atyre që na mbështesin, që na besojnë apo që kanë dëshirë dhe nevojë të na dëgjojnë dhe që t’i dëgjojmë, pasi jetojmë në një kohë kur bëhet gjithmonë më e vështirë për të mësuar të vërtetën apo për të marrë informacionin e drejtpërdrejtë lidhur me një fakt që të intereson.

E kundërta ndodh! Je menjëherë i përmbytur nga gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, nga gënjeshtra safi, që i thonë fjalë nga sajesa e fabrikime, dhe nga komente gjithfarësh, që në fund të ditës më shumë e mjegullojnë sesa ndihmojnë në kërkimin e të vërtetës, dhe thuhen nga të tëra, dëgjohen nga të tëra, por ajo që është më shqetësuesja, për sa më takon dhe për sa na takon, është se nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë.

Po përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre. Shqipëria ka probleme, patjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë, pa dyshim; jo çdo punë e kemi bërë si duhet dhe sa duhet, kjo nuk ka diskutim, por ama Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë.

Ashtu si kundër, dhe e mbyll këtë shënim, është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: “ato janë bllokuar”, “ato janë ndaluar”, “ato janë penguar”, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, tha Rama.

Lexuar: 196

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.