Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026

Daut Beqiri merr pjesë në manifestimin festiv për 28 Nëntorin në çerdhen “Fatosat”

26 Nëntor, 2026

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Miratimi i Aktit Normativ për uljen e akcizës, Rama: Hyn në fuqi menjëherë kur çmimi kalon 220 lekë/litër! Ja sa do zgjasë

TV NewsBy TV News5 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për miratimin disa ditë më parë të aktit normativ për uljen e akcizës së naftës.

Në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama tha se miratimi i aktit normativ për uljen me 20 % të akcizës për naftën hyn në fuqi menjëherë, kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe çmimi i benzinës 200 lekë për litër.

Rama tha gjithashtu se masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare.

“Këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës, në momentin kur nafta, si pasojë e impaktit të luftës mbi tregjet ndërkombëtare, të kalojë limitin e 220 lekëve. Pra, ulja e akcizës me 20% është një masë që hyn në fuqi menjëherë kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.

Këto pragje janë paracaktuar për të garantuar një ndërhyrje të drejtë dhe të balancuar në raport me zhvillimet e tregut, të cilat janë zhvillime që ne nuk i kemi në dorë, nuk jemi shkaktarë të tyre dhe nuk kemi as fuqinë që t’i ndalojmë, përveçse kemi detyrimin që t’i trajtojmë në funksion të amortizimit të goditjes së menjëhershme mbi konsumatorët, pa cenuar, nga ana tjetër, stabilitetin e financave publike në një kohë kur pasiguria në tregjet ndërkombëtare mbetet e lartë dhe po aq edhe dinamike.

Masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare, ndërsa Bordi i Transparencës, që është vënë në lëvizje, do të mbetet garant i çdo zhvillimi në tregjet globale për të reflektuar në mënyrë të drejtë dhe të verifikueshme atë çka duhet të ndodhë në tregun vendas.

Ky është një reagim i duhur, i matur në kohë, që garanton vendimmarrje të shpejta, që mishëron përgjegjësi të plotë dhe që do të bëjë të mundur që qytetarët, drejtuesit e automjeteve, të mos abuzohen nga distributorët e naftës. Masat për të gjithë ata që do të shkelin çmimin e përcaktuar nga Bordi i Transparencës, në bazë të tregjeve, do të jenë drastike”, tha Rama.

Lexuar: 39

Lajme te ngjashme

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.