Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Seanca në GJKKO për dosjen “Veliaj”, debate të forta mes prokurorit Ols Dado dhe mbrojtjes: Këtu nuk je si kryetar i dhomës

TV NewsBy TV News3 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në gjykatën e Posaçme po mbahet seanca për dosjen “Veliaj”. Në seancën e dytë brenda kësaj jave pati me debat të fortë mes palëve, prokurorit të SPAK, Ols Dado dhe avokatit që përfaqëson, Ajola Xoxën, Maks Haxhia.

Shkak u bë avokatja e caktuar kryesisht për të pandehurin, ish- policin e burgjeve, Fatjon Baci nëse ishte njohur apo jo me dosjen,

Maks Haxhia: Në cilësinë e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, do doja të dija nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me dosjen apo jo. Ne duhet të bëjmë proces. Kolegia duhet të shprehet nëse është njohur me dosjen, sepse ka edhe një komitet disiplinor.

Ols Dado: “Këtu nuk je si kryetar i dhomës, këtu ti je si avokat”, i drejtohet Maks Haxhias.

Gjykata: Pasi u konsultuan në vend, vendosën se këtu nuk ka nevojë për të bërë debat.

Ndreca: Mbështes kolegun. Maks Haxhia i ka të dyja cilësitë dhe nuk mund të dalë nga njëra apo nga tjetra. Procesi i rregullt ligjor lidhet edhe me mënyrën si ushtron profesionin avokati.

Gjykata e ndërpret.

Gjykata: Secili nga ju mund të ketë edhe tagra të tjera, por nuk lidhen me këtë proces. Maks Haxhia është legjitimuar si mbrojtës i një prej të pandehurve në këtë proces. Legjitimimi nga gjykata është bërë për një gjë, prandaj kërkesat lidhini me kërkesat paraprake që lidhen me këtë gjykim.

Ndreca: Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me atë që ju thoni. Procesi ka 30 të pandehur, kështu që interesat janë të lidhura. Cilësitë e një individi nuk mund të ndahen kur shikohet si ushtrohet profesioni i një avokati, sepse është pjesë e procesit të rregullt ligjor.

Ndreca: Kam një kërkesë me shkrim, është dy faqe. Unë kam kërkuar të njihem me aktet e dosjes. Kam kërkuar oraret kur mund të vij në gjykatë për t’u njohur me dosjen. Më pas kam marrë angazhimin për studimin e dosjes. Në fillim më thanë që do ta marr në mënyrë elektronike, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të kundërshtimit të prokurorisë. Kam ardhur me një grup avokatësh. Kërkoj një afat 2-javor që unë të realizoj një shqyrtim paraprak të dosjes, që të kuptoj si duhet ta realizoj mbrojtjen dhe të paraqes një plan të detajuar sesi do ta bëj mbrojtjen. Gjykata duhet të sigurojë kohën e nevojshme që të bëjmë një mbrojtje efektive. Çdo nxitim i pajustifikuar nuk i shërben drejtësisë. Ky proces ka edhe impakt në publik për shkak të funksionit të të pandehurit Erion Veliaj, si kryebashkiak i zgjedhur disa herë me votë. Pasi të njihemi me aktet, mund të bëhet një debat real. Kërkojmë të njihemi me dosjen dhe të merrni parasysh kërkesën tonë.

I pandehuri Elman Abule kërkon ndarjen e çështjes, pasi ka bërë edhe kërkesë për gjykim të shkurtuar. Ne kërkojmë ndarjen e çështjes, duke qenë se numri i të pandehurve është i lartë. Vepra penale për të cilën akuzohet i mbrojturi prej meje, Elman Abule, është kompetencë e një gjykate tjetër.

Avokatja Romina Zano kërkon që të ndahet çështja për Elman Abulen dhe më pas shpalljen e moskompetencës lëndore nga ana e gjykatës së posaçme dhe dërgimin e çështjes për gjykim në një gjykatë tjetër.

Elman Abule: Unë kërkoj gjykim të shkurtuar, i qëndroj kërkesës së bërë nga ana e avokates.

Dritan Jahaj, përfaqësues i Mirton Likës dhe shoqërisë së tij “Lal shpk”: Kërkesa jonë ka të bëjë me konstatimin e kompetencës lëndore. Ne konstatojmë që kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar këto vepra dhe kërkojmë që çështja të kalojë në një gjykatë tjetër.

Sokol Hazizaj, për shoqërinë “Kontakt” dhe Fatmir Bektashin: Në seancën e kaluar, e nderuar gjykatë, unë kam kërkuar ndarjen e çështjes, po ashtu edhe gjykimin me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Ols Dado: Nuk jemi fare tek ky moment. Ju lutem të konsumojmë kërkesat paraprake, pastaj të kalojmë tek ai moment procedural për gjykimin e shkurtuar. S’po marrim vesh çfarë po bëhet.

Gjykata vlerëson se duhet të dëgjojë kërkesat paraprake të mbrojtjes në mënyrë që të shprehet.

Kristina Marku, për Ina Goxhën: Kërkojmë gjykim të shkurtuar dhe veçimin e çështjes, pasi nuk mund të jetë pjesë e një gjykimi me shumë të pandehur, për shkak se disa janë në gjykim të zakonshëm.

Ivi Rrokaj, për të pandehurën Flutur Xhani: Kërkoj gjykim të shkurtuar, ndarjen e çështjes dhe dërgimin e saj për gjykim në një gjykatë tjetër, pasi nuk është kompetencë e kësaj gjykate.

Avokat Henrik Ligori, për të pandehurën Klotilda Bushka: E mbrojtura prej nesh, zonja Bushka, që në fazën e hetimit paraprak nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësuar si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq; ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari, konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe shpalljen e moskompetencës lëndore të kësaj gjykate, si dhe dërgimin e çështjes në një gjykatë tjetër. Ne kemi sjellë një dokument që provon se Bushka nuk është më deputete.

/vizionplus.tv

Lexuar: 156

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.