Kujt i shërbejnë ndryshimet që kërkohet të bëhen në drejtësi? Kjo ishte një nga pyetjet e drejtuara mbrëmjen e kësaj të enjteje të ftuarve në “Quo Vadis”.
Juristi Kreshnik Myftari tha se kjo i shërben vetëm politikës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kujt i shërben në këtë moment?
Myftari: Politikës.
Malaj: Unë nuk e shoh vetëm për politikën. Kryeministrat në Shqipëri kanë qenë problematikë. Shqetësimi i madh sot është që po i fusim njerëzit në burg padrejtësisht, prandaj Rama tha se kemi bërë një drejtësi të pavarur. Ata mendojnë se kanë bërë drejtësi të pavarur, por ndaj kujt? Drejtësia duhet të jetë e pavarur nga pushtetet e tjera, jo nga ligji. Nuk duhet të merret kryeministri me çdo vendim që merr gjykata.
Myftari: Në një mentalitet si i joni, ndërhyrja ndodh.

