Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Samiti i Diasporës/ Kryeministri Rama fton shqiptarët nëpër botë: Projektojmë së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE

TV NewsBy TV News1 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Një komb, një zemër, një e ardhme.”

Me këtë mesazh, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Tiranë, në datat 13-14-15 prill.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shkroi se “përmes rrënjëve lartësohemi dhe të bashkuar forcohemi”, duke iu referuar kështu sloganit zyrtar të samitit të këtij viti.

Ministri i Jashtëm publikoi ftesën zyrtare, drejtuar bashkëkombësave përtej kufijve, ftesë që mban firmën e Kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhin e dërguar nga Rama përmes kësaj ftese, shkruhet se “samiti i prillit është hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re, për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë.”

“Dija juaj në shoqëritë ku jetoni, përvoja juaj në çdo nivel të punës dhe lidhjet tuaja janë një pasuri e madhe e kombit tonë. Ju ftoj të jeni pjesë e Samitit të 4-t të Diasporës Shqiptare për të projektuar së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE dhe Ju pres me mirënjohje për gjithçka bëtë, e me besim në gjithçka do të vazhdoni të bëni”, shkruan Kryeministri Rama për shqiptarët e diasporës.

Sipas Ramës, shqiptarët e diasporës janë ndërtues aktivë të së ardhmes së atdheut tonë të përbashkët.

Teksti i plotë i ftesës së Kryeministrit:

Të dashur bashkëatdhetarë,

Në prill do të mblidhemi sërish në Samitin e 4-t të Diasporës Shqiptare. Ky ritakim nuk është thjesht një tjetër kuti në kalendarin e vendit, por një moment bashkëbisedimi e reflektimi, po edhe shprehjeje e mirënjohjes nga ana jonë, në një kapitull të ri të marrëdhënies mes nesh, pas një viti që shënoi një kthesë historike për demokracinë tonë.

Zgjedhjet që lamë pas treguan se Shqipëria nuk është më një vend me kufij të ngushtë gjeografikë, por një komb që merr frymë dhe vendos kudo ku rreh një zemër shqiptare. Për herë të parë, zëri juaj u konkretizua përmes votës suaj të drejtpërdrejtë. Dhe në atë votë, ishte e gjithë Shqipëria jashtë Shqipërisë: ishte forca e punëtorëve tanë që me djersë kanë ndërtuar jetë të reja dhe i kanë bërë më të mira jetët e të tjerëve. Ishte guximi i sipërmarrësve tanë të vegjël që nga ikanakë të dëshpëruar prej vendit të tyre janë kthyer në kontributorë të respektuar të vendeve që sot janë edhe të tyret. Ishte talenti i atyre që sot udhëheqin në frontet e reja të kohës së re të botës ku jetojmë.

Nga ata e ato që shërbejnë me dinjitet në çdo cep të botës, në timonin e një taksie në rrugët e metropoleve e deri në zyrat e kateve të epërme të shërbimeve, në auditorë ku jepet dija më e përparuar e në platformat e Inteligjencës Artificiale dhe ekonomisë e dijes, ju dëshmuat se kur vendi thërret, distanca nuk e asgjëson përgjegjësinë qytetare.

Pjesëmarrja juaj aq kuptimplotë i dha një legjitimitet të ri rrugëtimit tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Ju treguat se pavarësisht nëse kontribuoni me krahë pune, me sipërmarrje modeste, me fashikuj leksionesh apo me kodet më të sofistikuara kompjuterike, dëshira për ta parë Shqipërinë të vazhdojë të bëjë përpara e të bëhet më në fund e barabartë mes të barabartësh në shtëpinë e Europës, është një forcë që na bashkon të gjithëve.

Ju nuk jeni më thjesht lekëdërgues bujarë e vëzhgues të kujdesshëm të Shqipërisë, por edhe ndërtues aktivë të së ardhmes së atdheut tonë të përbashkët.

Samiti i prillit është pikërisht hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë. Dija juaj në shoqëritë ku jetoni, përvoja juaj në çdo nivel të punës dhe lidhjet tuaja janë një pasuri e madhe e kombit tonë.

Ju ftoj të jeni pjesë e Samitit të 4-t të Diasporës Shqiptare për të projektuar së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE dhe Ju pres me mirënjohje për gjithçka bëtë, e me besim në gjithçka do të vazhdoni të bëni.

Në pritje për t’u takuar,

Edi Rama

Lexuar: 132

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.