Ish-deputeti socialist, Petro Koçi, i ka cilësuar “vrastare” të shpresës së shqiptarëve protestat e Partisë Demokratike.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Koçi tha se protestat e PD jo vetëm që po shkatërrojnë imazhin e vendit, por po vrasin edhe shpresën për të pasur protesta reale në këtë vend.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Protestat e opozitës si i shikoni?
Koçi: Gjithë kjo seri protestash kanë një efekt negativ për shpirtin e protestës së qytetarëve. Këta po i marrin shpirtin për ndonjë protestë reale në Shqipëri. E perceptojnë një protestë si një dështim.
Borakaj: Çfarë është protestë reale?
Koçi: Arsye për të protestuar. Rasti i Rrjollit ishte më tipiku, ku opozita nuk ekzistonte. Flas për opozitën kryesore.
Xhafo: Çikë e sikletshme për opozitën ajo e Rrjollit.
Çifligu: Pse e dështuar?
Koçi: Sepse nuk kanë realizuar asgjë deri tani. Më thoni çfarë suksesi kanë pasur.
Borakaj: Vëmendje ndërkombëtare?
Koçi: Mediat patjetër mund të kapin disa imazhe. Këta thonë protestë paqësore; a është molotovi paqësor? Nuk mendoj. Nëse opozita e ka bërë këtë vetëm për të bërë ndonjë lajm në mediat e huaja.
Borakaj: Po vëmendje ndërkombëtare kanë arritur.
Koçi: E vetmja vëmendje ndërkombëtare është ajo që protesta është e dhunshme. Në gjithë këto vite qeverisje të PS, duhet të thoshim që kemi një opozitë më të ndershme se qeveria, por këtë s’e thotë askush. Vetë qenia në krye e Berishës është karta më e madhe e qeverisë. Kështu që, nga ana tjetër, ne shohim që ka edhe probleme të brendshme. Nga pikëpamja organizative ka zona të tëra ku PD nuk figuron; ka zhvillime të brendshme dhe PD është një parti që nuk bën dot zgjedhje të lira e të ndershme.
Kaso: Të flasësh për probleme të opozitës që ka probleme në zgjedhje, nga një parti që nuk bën zgjedhje fare, është paradoksale.

