Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe me elemente dhune që nuk kanë vend në një demokraci.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se:
“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe të Gjermanisë në duar.”
Në një tjetër reagim, pas publikimit të pamjeve ku një makinë policie ishte vënë në zjarr gjatë protestës. Ai thekson se deputetët që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme duhet t’i kompensojnë ato nga pagat e tyre:
“Deputetët e një partie që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe që i vënë zjarrin makinave të Policisë së Shtetit do duhet ta paguajnë dëmin nga pagat e tyre!”
Reagimi i Ballës synon të denoncojë aktet e dhunës gjatë protestave dhe të rikujtojë standardet demokratike që duhet të respektohen nga të gjithë aktorët politikë.
/vizionplus.tv

