Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Shqipëria, progres me drejtësinë”, Komisioni Europian: Të ruhet pavarësia e gjyqësorit, korrupsioni mbetet problem

TV NewsBy TV News22 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vizion Plus ka siguruar draftin e pozicionit të përbashkët për piketat e ndërmjetme të hartuar nga Komisioni Evropian për grupkapitullin e themeloreve. Drafti mban datën 26 shkurt dhe po shqyrtohet nga grupi i punës për zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në BE (COELA).

Dokumenti i hartuar nga Komisioni Evropian ka nota pozitive duke vlerësuar progresin e Shqipërisë në grupkapitullin e themeloreve.

“Komisioni vëren se Shqipëria në përgjithësi ka përmbushur kriteret e ndërmjetme për kapitujt 23 dhe 24 për Shtetin e së Drejtës, ka rritur më tej nivelin e përafrimit dhe po bën progres në zbatimin e acquis së BE dhe standardeve evropiane në këtë grup kapitull.”

Drafti analizon situatën dhe skicon rrugën ku duhet të ecë Shqipëria në procesin e negociatave për grupkapitullin e themeloreve i cili është më i vështiri në këtë proces dhe hapet i pari e mbyllet i fundit. Ndër çështjet më të rëndësishme që Shqipëria duhet të zgjidhë sipas këtij drafti është lufta kundër korrupsionit e cila sipas komisionit ka natyrë të përgjithshme dhe është i përhapur gjerësisht.

“Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë sektorë të jetës publike dhe biznesit, përfshi të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe mbetet një çështje që përbën shqetësim serioz. BE vëren progresin e Shqipërisë në ndryshimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në luftën kundër korrupsionit. BE nënvizon se këto masa tani duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të kenë impak veçanërisht ne sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, mbi të gjitha në infrastrukturën publike, kadastrën, doganat, administratën tatimore, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike dhe kontratat e partneritetit publik privat.”

Ndër çështjet që ka vlerësimin më të lartë është reforma në drejtësi. Brukseli vlerëson se kuadri ligjor dhe institucional për funksionimin e gjyqësorit ka nivel të lartë të përputhjes me standardet evropiane.

“BE nënvizon nevojën që ekzekutivi dhe legjislativi shqiptar  të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit dhe të zbatojnë plotësisht, si çështje prioritare, vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese.”

Ky është vetëm drafti i Komisionit Evropian e që të miratohet duhet vota unanime e vendeve anëtare. Raporti i IBAR merr një rëndësi të veçantë pasi pa miratimin e tij nga vendet anëtare, Shqipëria nuk mund të mbyllë asnjë prej 33 kapitujve të negociatave.

Prej javësh tashmë, përfaqësuesit e vendeve anëtare po e shqyrtojnë në COELA duke paraqitur pyetje për sektorë të veçantë e për çështje që lidhen me kapitullin e themeloreve.

Diskutimet e përfaqësuesve të vendeve anëtarë në këtë fazë nuk janë publike./vizionplus.tv

Lexuar: 170

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.