Entiteti shtetëror do të monitorojë çmimin e naftës në treg dhe përmes saj do të bëhet e mundur shmangia e evazionit fiskal dhe kontrabandës.
Këtë gjë e bëti të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, e cila po mbahet në “Melia Resort” në Gjirin e Lalzit.
Rama tha se në fund të vitit, përmes kësaj nisme do të ketë një pasqyrë konkrete të të ardhurave, të cilat do të përdoren për rritjen epagave dhe pensioneve, por edhe për më tepër investime.
“Jemi në një fazë të avancuar në entitetin shtetëror për naftën. Është duke u punuar dhe do të marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore tek monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe patjetër edhe tek sigurimi i furnizimit pëer të mos lejuar asnjë spekulim me ccmimet. Ne jemi në fund të një procesi që do të materializohet në muajt në vijim për të futur dy komponentë të rinj në monitorimin e tregut të naftës që do sjellë rezultate tëshpejta edhe në aspektin e evazionit dhe kontrabandës së naftës, e cila është prezente në sektor.
Njëri është produkti i kompanisë publike albtraise dhe tjetri është një tjetër produkt i kësaj kompanie për të ndjekur naftën tranzit.
Jemi besimplotë që plani i ri që ka këto komponentë, do të na japë në fund të këtij viti një pasqyrë të rritjes së të ardhurave për pensionistët, pagat, investimet dhe një balancim të ccmimit, jashtë kornizës së krizës”, tha Rama.

