Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar togeri i stacionit policor në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës.
“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor” deklaroi Elezaj.

