Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Drejtësia është pavarësuar në një shtrat të përgjakur”, Rama: I dhamë shpatën gjyqësorit, historia do të mbajë mend vetëm emrin e PS

TV NewsBy TV News21 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prej orës 10:00 në qytetin bregdetar të Durrësit te “Melia”, po zhvillohet asambleja e PS me fokus zgjedhjet e brendshme të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës.

Gjatë fjalës së tij në Asamble, kryesocialisti Edi Rama u ndal te reforma në drejtësi.

Rama theksoi se reforma në drejtësi duhet të shihet si rezultat i punës së Partisë Socialiste. Ai u shpreh se PS-ja ka hapur një “shteg historik për drejtësinë” duke respektuar plotësisht autonominë e pushtetit gjyqësor dhe duke vepruar me vendosmëri në funksion të reformës.

Kryeministri nënvizoi se asnjë tjetër nuk ka pasur guximin të ndërmarrë një hap të tillë përpara Partisë Socialiste.

Rama: Është shumë e rëndësishme që të adresojmë tema të cilat marrin rëndom drejtime të paditura nëse lihen në rrjedhën e lirë të furnizimit dhe të vlimit të 700 tenxhereve mediatike dhe politike, duke filluar nga tema e drejtësisë. Është një temë ku askush dhe për asnjë arsye nuk mund të na vërë në diskutim lidershpin si forcë politike, vullnetin si forcë politike dhe vendosmërinë si trupë udhëheqëse e Shqipërisë në raport me gjithçka që ka ardhur pas kalimit të Reformës në Drejtësi dhe gjithçka që presim të vijë më tej. Ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë askush, nuk e ka marrë guximin ta parafytyrojë askush para se ne të merrnim mandatin e parë. Kemi hapur një shteg historik për drejtësinë dhe e kemi hapur duke u tërhequr plotësisht nga territori i pushtetit gjyqësor.

Më tej Rama theksoi rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional për funksionimin e një demokracie të shëndoshë.

Ai u shpreh se sot askush nuk mund të mohojë pavarësinë e drejtësisë, duke iu përgjigjur akuzave se mazhoranca ka kapur pushtetin gjyqësor.

Shefi i ekzekutivit theksoi se Partia Socialiste ka dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor.

Rama: Sot mund të thuhet gjithçka për çdo gjë, por askush nuk mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë. Drejtësia sot është e pavarur dhe kjo është pak, sepse një drejtësi e pavarur nuk është e mjaftueshme për të garantuar një demokraci funksionale dhe një shtet të së drejtës. Drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshe dhe profesionale. Në këto të tjerat ka shumë për të bërë akoma. Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndryrë. Në shtratin e përgjakur dhe të ndryrë që për 100 e ca vite nuk ka qenë e lirë dhe e pavarur. E paanshme jo e jo. Prandaj nuk ka të bëjë fare me ne, sepse ne e kemi dorëzuar shpatën e pushtetit gjyqësor tek pushteti gjyqësor. Historia do të mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Lexuar: 132

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.