Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë edhe një herë, që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të mbylet brenda këtij mandati.
Në fjalën e tij nga “Melia Resort”, ku po mbahet Asambleja e PS, Rama tha se raporti me vendet anëtare është shumë i mirë, teksa shton se po punohet çdo ditë për procesin e integrimit.
“Ata janë humoristët më të mirë. Budallai nuk është ai që thotë budalliqe, por ai që u beson.
Sot që dera ishte e hapur dhe që të gjoiythë na prisnin të bëheshim pjesë e BE, ata bënin të kundërtën në Parlament.
Përtej farsës, kjo ka nevojë të komunikohet dhe ka nevojë tu thuhet njerëzve e vërteta e thjeshtë që negociatat për në BE nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. Raporti për vendet anëtare është i shkëlqyer. Duan apo s’duan ata, ne negociatat e BE do i mbyllim brenda mandatit tonë dhe nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal në këtë proces. Nuk ka mërgatë qyqesh që e ndal Shqipërinë në këtë proces. Nuk ka më asnjë shans, që atë që i grabitën Shqipqrisë, që është koha, të vazhdojnë t;ia grabisin. Në administartë publike janë të punësuar me qindra dhe që po punojnë për negociatat”, tha Rama.

