Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se zgjedhjet e ardhshme vendore janë një mundësi për të përfshirë diasporën dhe për të nxitur projekte konkrete zhvillimi në zonat rurale.
Ai përmendi “Paketën e Maleve” dhe linjat e kredisë së Bankës së Shqipërisë si instrumente kyçe për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta mes bashkive dhe grupeve lokale. Rama sqaroi se kandidatët për kryetarë bashkie duhet të kenë të firmosura të paktën 10 kontrata të paketës së maleve dhe tre ndërmarrje të miratuara për të pasur të drejtën të rikandidojnë.
Rama: Zgjedhjet e reja vendore janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton, me fakte, jo me takime dhe festa. Ka dy element që të gjithë i kanë në dispozicion. Paketa e Maleve dhe linjat e kredisë të Bankës së Shqipërisë së bashku me burimet e tjera të financimit për të ndërtuar ndërmarrje të përbashkëta mes bashkive dhe grupeve të interesit në fshat. Nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa tre ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të thuhet, të rithuhet, dhe ndërkohë reforma administrtive territoriale t’i vendosë bashkive ne qëndër gjithë atë territor rural dhe ai territor të vijojë të shihet si terriror punësh komunale nga bashkitë. Ne po përgatitim një tjetër program, që quhet “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.
Tani janë gati të shkojnë më tutje për i mungojnë instrumenat financiarë do t’i japim mundësinë që t’i rrisin këto ndërmarrje. Paketa e Maleve nuk jep asnjë mbështetje për investitorë që vijnë nga jashtë territorit ku janë pronarë me ligj ose me zakon të tjerët. Paketa e maleve është pikërisht për ata të tjerët. Për ata që nuk i kanë titujt e pronësisë të certifikuar sepse nuk e ka pranuar 7501. 20/20 u bë për t’i ndihmuar por sërish ka shumë burokraci sepse kërkon shumë njerëz të bëhen bashkë. Paketa e Maleve është për ata që e kanë nga stërgjyshi atë copë toke nën këtë diell. Nëse duan të bashkohen me të tjerë është zgjedhja e tyre. Nëjsoj është edhe programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde.” Për ata që nuk kanë një copë toke në fshat, por e kanë një ndërmarrje këtu dhe duan ta shtojnë, duan ta ngrenë.

