Së shpejti do të nis prodhimi i zjarrfikëseve dhe makinave të tjera të rënda që do të shërbejnë për emergjencat civile.
Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS.
“Prefektët do jenë një mbështetje e fortë e qeverisë. Ne po vazhdojmë të fuqizojmë emergjencat civile. Jemi në gjendje të shtojmë flotë e zjarrëfikëseve, duke i ndërtuar zjarrëfikëset në Shqipëri me kompaninën shtetërore që u krijua pak më parë. Shteti të bëhet sa më shumë garant dhe të përfitojë sa më shumë.
Të gjitha makinat e inspektimeve që nuk janë vetura, por makina për shërbime të ndryshme do i prodhojmë në Shqipëri. Kemi fiilluar me porositë e para. Zoti Demo ka angazhuar një fond, që do u vijë në ndihmë bashkive me mjete të reja. Për emergjencat civile, kemindërtuar një strukturë ndryshe, duke përfshirë agjencinë e mbrojtjes civile për të bërë ndërhyrje infrastrukturore”, tha Rama.
Më tej, kryeministri shprehu rezerva për pjesëmarrjen e ulët të grave në strukturat e PS, ku kërkoi nga strukturat forcimin dhe rritjen në 50% të këtij përfaqësimi.
“Sot fillojmë një fushatë të mirëfilltë brenda PS dhe për PS në funksion të njerëzve. Në fund të kësaj pjese, dua të bëj 3 reflektime për shifrat. Së pari është mirë ti mësojmë njerëzit me një fakt shumë të thjeshtë. Në Shqipëri nuk ak rënie të interesit për të votuar. Marrin pjesë 80% të zgjedhsve.
Njerëzit janë të interesuar. Shqiptarët janë lojtarët më të mirë të sportit të politikës. Shqiptarët kanë më shumë kryeministra sesa banorë. Një pjesë e tyre janë kandidat për mbretër. Ata e kuptojnë kush është kush.
E dyta që kam është se është e pafalshme që shifra e grave është 34%. Ne jemi në pushtet nga gratë. Ne duhet ta çojmë në 50% dhe kjo çohet shumë thjesht”, tha Rama./vizionplus.tv

