Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Nuk pritet që me një protestë të rrëzohet qeveria”, Ndoka thirrje studentëve: Dilni dhe ngrini zërin, keni rol kyç

TV NewsBy TV News20 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të dielën, 22 mars, Partia Demokratike mban protestën e radhës para kryeministrisë. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “Live në Mëngjes” në vizion Plus, nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut komentoi qëllimet dhe rëndësinë e këtyre protestave.

Ndoka theksoi se protestat nuk kanë si qëllim rrëzimin e menjëhershëm të qeverisë, por janë një pasqyrë e pakënaqësive të qytetarëve dhe e mbështetjes që opozita ka në shoqëri.

Ndoka: Protestat kanë rëndësinë e vet. Opozita shikon edhe veten e saj, sa është mbështetja, a është rritur mbështetja. Çfarë pakënaqësish kanë shqiptarët. Është edhe një pasqyrë për qeverisjen, kryeministrin, mazhorancën, që e kuptojnë se pakënaqësia ndaj qeverisë së tyre po shton përditë numrin e njerëzve që kërkojnë largimin e tij. Nuk pritet që me një protestë do të rrëzohet qeveria. Janë elementë që sensibilizojnë edhe faktorin ndërkombëtar, që “Po, në Shqipëri ka një problem”.

Çdo protestë ka skenarin e vet, agjendën. Me këtë sensibilizim ka lëvizje të faktorit ndërkombëtar, ka kërkesa që i drejtohen Ramës. Edhe partia më e madhe e opozitës me qëndrimet që ka mbajtur ia ka arritur qëllimit. Pesë vende kryesore të BE-së dolën me njoftim shtypi ku shigjetonin rëndë qeverinë. Këto protesta qëllimit më të madh ia kanë arritur. Pastaj, nëse kalohet në një fazë tjetër, protesta mobilizmi do të jetë ndryshe, nuk është puna që rrëzohet qeveria, por mund të bllokohet një qeverisje. 16 vite në pushtet ka kaluar çdo masë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo.

Ndoka gjithashtu komentoi rolin e studentëve në lëvizjet qytetare, duke theksuar se në vendet e zhvilluara ata janë grupi më elitar që paraprin mobilizime për interesin publik, ndërsa në Shqipëri ky rol mungon. Ai përmendi si shembull protestën kundër armëve kimike, e cila arriti të ndikonte drejtpërdrejt tek vendimet e kryeministrit.

Ndoka:  Kemi pasur kontakte që në fillimin e protestave me Berishën, kontaktet janë të vazhdueshme. Nuk mendoj që ka ndonjë ndryshim stili, akoma s’është momenti. Ne i kemi keqpërdorur në njëfarë mënyrë protestat. Janë shumë të rëndësishme. Në çdo vend të civilizuar janë studentët ata që i paraprijnë lëvizjeve, është grupi më elitar. Studentët janë një masë shumë e rëndësishme. Kanë energji dhe organizohen shumë më lehtë. Protestojnë për të mbrojtur interesin publik. Kjo për fatin e keq mungon në Shqipëri. Protesta legjendare e armëve kimike arriti të frentonte kryeministrin nga një marrëveshje që i kishte premtuar aleatëve tanë.

Ndoka tha se protestat nuk duhet të mbështeten vetëm te militantët, por te çdo qytetar./vizionplus.tv

Lexuar: 225

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.