Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

PD në zgjedhje më 23 maj, Hoxha: Kushdo që do të garojë përballë Berishës do ta ketë të vështirë

TV NewsBy TV News20 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

PD do të shkojë më 23 maj në zgjedhje të brendshme për të zgjedhur kryetarin e partisë. Por sa e mundur do të jetë që dikush të fitojë përballë Sali Berishës?

Kjo ishte një nga pikat që u diskutua këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, tha se nuk është problem emri i kryetarit të PD, as Berisha, por fokusi duhet të jetë tek programi dhe premtimet për të ardhur në pushtet.

Ai tha se Berisha nuk është pengesë për demokratët. Megjithatë siaps Hoxhës, kushdo që do të akndidojë përballë berishës do ta ketë të vështirë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Duket sikur, çfarëdo që të ndodhë në selinë blu, asgjë nuk e rrezikon karrigen e Sali Berishës?

Hoxha: Po të mbahet debati se a e heqim Berishën nga PD, çdo diskutim rrethohet te kjo çështje. Demokratët me votë e bënë kryetar Sali Berishën. E kanë ndjekur pa interes, me dëshirën për të bashkuar PD. Berisha është një politikan i fortë dhe ka dhënë garanci për të ribashkuar PD-në në një mision për të transformuar Shqipërinë.

Borakaj: E ka realizuar këtë mision?

Hoxha: Pjesërisht po. Rithemelimi, për shkak të tekave të grupit parlamentar, nuk u bë i plotë. PD e ka të domosdoshme rithemelimin e saj. Ne nuk e kemi problemin kush është kryetar, por me modelin politik që duam t’u paraqesim shqiptarëve, çfarë do të jenë premtimet për shqiptarët, pasi vendi është në një krizë të madhe. Patjetër do të ketë një garë, por do të jetë shumë e vështirë për të sfiduar liderin historik.

Borakaj: Ai do të garojë.

Hoxha: Unë them “nëse”, sepse nuk janë regjistruar kandidatët. Në këtë aspekt them se, nëse garon, do të jetë shumë e vështirë për këdo. Nesër, nëse thotë se s’do merret me politikë, çdo demokrat do të konsultohet me Berishën. Ne nuk e kemi problem Berishën në PD.

Borakaj: A është Berisha shpresa e PD për të ardhur në pushtet?

Hoxha: Unë mendoj se thelbi është rithemelimi i PD. Ne jemi me struktura të njëjta me ato të vitit 1992. Unë mendoj se nuk duhet të jemi në këtë situatë, edhe për shkak të Kodit Zgjedhor. Ne na duhen parti politike moderne që t’i ngjajnë kohës. Sot ka nevojë për debate. Ky Kuvend Kombëtar ka mundësi të transformojë PD rrënjësisht. Së dyti, Berlusconi, i cili është lideri i së djathtës italiane, ndërtoi një projekt politik që solli të djathtën në pushtet. Ne nuk duhet të ngatërrojmë kryetarin e partisë me strategjinë.

Lexuar: 186

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet, nuk ka më vrasje e burgosje politike

29 Qershor, 2026

Burhan Aliti zgjidhet kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

29 Qershor, 2026

Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshjeje grupore në Kumanovë

29 Qershor, 2026

“Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur 20 vite

29 Qershor, 2026

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

29 Qershor, 2026

Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje, njoftoi Mickoski

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.