Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN-i më ka shumë borxh, pa angazhimin tonë nuk do të egzistonte VLEN-i

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Arben Fetai

Në lidhje me lajmin e Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes meje dhe koalicionit VLEN, sfidoj publikisht mediumin dhe burimet e tij që të dalin me fakte konkrete dhe t’i shtjellojnë këto insinuata. Le të del e vërteta në shesh e le t’i sqarohet publikut se çfarë “mosmarrëveshjesh” paska këtu.

Nëse me “mosmarrëveshje” nënkuptohet kundërshtimi im ndaj modelit të udhëheqjes së VLEN-it me dy kryetarë, atëherë po, kemi dallime thelbësore.

Ky qëndrim nuk ishte i imi si Arben, por vendim kolektiv dhe unanim i ASH-së, përfshirë deputeten Musa dhe ministrin Aliu. Të dy ata, në mbledhjet e Këshillit Drejtues të ASH-së dhe madje edhe publikisht në media, e kanë quajtur këtë model të papranueshëm për ASH-në dhe kanë thënë se as që meriton të diskutohet propozimi. Se çfarë i ka motivuar ata që brenda nate të pranojnë këtë model, pa debat dhe pa vendim të ri në Këshillin Drejtues të ASH-së nga ku kanë ikur, këtë duhet sqaruar vetë ata.

Unë gjithmonë jam udhëhequr dhe do të vazhdoj të udhëhiqem nga bindjet e mija dhe dhe nga parimet, jo nga interesat e momentit apo kalkulimet e ulëta politike.

Këtë e kam dëshmuar gjatë 10 viteve angazhim në ASH:

Kur u distancova nga hyrja e ASH-së në qeverinë SDSM-BDI nën diktatin e Selës;

Kur si shef i kabinetit të Taravarit bëra çmos që ASH të jetë themeluese e koalicionit VLEN;

Kur, si kryetar i Kuvendit të ASH-së dhe zëvendës-Kryeministër, me zemër të thyer ndava rrugët me mikun tim të ngushtë Taravarin, sepse ai zgjodhi të koalicionojë me BDI-në, duke shpëtuar kështu edhe VLEN-in edhe qeverinë.

Po ky jam edhe sot kur kërkoj që bashkimi i VLEN-it të ndërtohet jo mbi emra të përveçëm, por mbi një vizion të qartë, mbi vlera, parime dhe rregulla të përcaktuara mirë, pa imponim, pa nxitim dhe pa tradhti.

VLEN-i më ka shumë borxh personalisht, por mbi të gjitha, i ka borxh çdo aktivisti dhe çdo votuesi të ASH-së. Pa angazhimin tonë, sot nuk do të ekzistonte VLEN-i. Pa ne, BDI-ja, pa më të voglën dilemë, do të ishte kthyer në pushtet përmes skenarit për zgjedhje të dyfishta. VLEN duhet të jete mirënjohës për këtë.

E vërteta del vetëm me fakte, jo me insinuata. Jam i hapur për çdo debat të bazuar në argumente. Le të pyetën Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali dhe Bekim Qoku se çfarë mosmarrëveshje kanë patur ndonjëherë apo kanë sot me mua. Të tjerët që shpikin “mosmarrëveshje” janë thjesht mercenarë dhe tradhtarë.

Në lidhje me lajmin e Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes meje dhe koalicionit VLEN, sfidoj publikisht mediumin dhe burimet e tij që të dalin me fakte konkrete dhe t’i shtjellojnë këto insinuata. Le të del e vërteta në shesh e le t’i sqarohet publikut se çfarë “mosmarrëveshjesh” paska këtu.

Nëse me “mosmarrëveshje” nënkuptohet kundërshtimi im ndaj modelit të udhëheqjes së VLEN-it me dy kryetarë, atëherë po, kemi dallime thelbësore.

Ky qëndrim nuk ishte i imi si Arben, por vendim kolektiv dhe unanim i ASH-së, përfshirë deputeten Musa dhe ministrin Aliu. Të dy ata, në mbledhjet e Këshillit Drejtues të ASH-së dhe madje edhe publikisht në media, e kanë quajtur këtë model të papranueshëm për ASH-në dhe kanë thënë se propozimi është joserioz dhe as që meriton të diskutohet. Se çfarë i ka motivuar ata që brenda nate të pranojnë këtë model, pa debat dhe pa vendim të ri në Këshillin Drejtues të ASH-së nga ku kanë ikur, këtë duhet sqaruar vetë ata.

Unë gjithmonë jam udhëhequr dhe do të vazhdoj të udhëhiqem nga bindjet e mija dhe dhe nga parimet, jo nga interesat e momentit apo kalkulimet e ulëta politike.

Këtë e kam dëshmuar gjatë 10 viteve angazhim në ASH:
Kur u distancova nga hyrja e ASH-së në qeverinë SDSM-BDI nën diktatin e Selës;
Kur si shef i kabinetit të Taravarit bëra çmos që ASH të jetë themeluese e koalicionit VLEN;
Kur, si kryetar i Kuvendit të ASH-së dhe zëvendës-Kryeministër, me zemër të thyer ndava rrugët me mikun tim të ngushtë Taravarin, sepse ai zgjodhi të koalicionojë me BDI-në, duke shpëtuar kështu edhe VLEN-in edhe qeverinë.

Po ky jam edhe sot kur kërkoj që bashkimi i VLEN-it të ndërtohet jo mbi emra të përveçëm, por mbi një vizion të qartë, mbi vlera, parime dhe rregulla të përcaktuara mirë, pa imponim, pa nxitim dhe pa tradhti.

VLEN-i më ka shumë borxh personalisht, por mbi të gjitha, i ka borxh çdo aktivisti dhe çdo votuesi të ASH-së. Pa angazhimin tonë, sot nuk do të ekzistonte VLEN-i. Pa ne, BDI-ja, pa më të voglën dilemë, do të ishte kthyer në pushtet përmes skenarit për zgjedhje të dyfishta. VLEN duhet të jete mirënjohës për këtë.

E vërteta del vetëm me fakte, jo me insinuata. Jam i hapur për çdo debat të bazuar në argumente.

Ja unë them qe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë mosmarrëveshje me liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali dhe Bekim Qoku. Dallime në mendime apo qasje për çështje të caktuara mund të ketë patur me ndonjërin prej tyre, siç ndodh në çdo forcë demokratike, por mosmarrëveshje me asnjerin. Le të pyetën edhe ata se çfarë mosmarrëveshje kanë patur ndonjëherë apo kanë sot me mua. Izet, Bilall, Bekim dhe Bekim, folni burra, folni hapur e publikisht, siç e meritojnë qytetarët. Të tjerët që shpikin “mosmarrëveshje” janë thjesht mercenarë.

Lexuar: 38

Lajme te ngjashme

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

Lajmet e fundit

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.