Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Duan ta shohin në burg Ballukun pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, ndarja mes demokracisë dhe diktaturës

TV NewsBy TV News9 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme theksoi se asnjë prokuror dhe as mediat nuk mund të përcaktojnë fajësinë apo pafajësinë e deputetes Belinda Balluku, duke nënvizuar se vetëm procesi gjyqësor ka këtë kompetencë. Ai shtoi se rezultatet e punës në dy sektorë të rëndësishëm si Infrastruktura dhe Energjia janë meritë e gjithë skuadrës qeverisëse, jo vetëm e një individi.

Rama: Fajësinë apo pafajësinë e Belinda Ballukut nuk e përcakton dot as një prokuror, as dy uturakë mediatikë që mbledhin dhe hedhin jashtënxerrjet e urrejtejs ndaj nesh duke pastruar para nën sytë e mbyllur të prokurorisë që i ka dosjet e depozituara nga Tatimet e Republikës së Shqipërisë. Tatimet janë të Republikës prandaj nuk janë aq të rëndësishme sa janë qimblellinjtë që janë të hurit dhe të litarit. Nuk e përcaktojnë as të gjitha tenxheret bashkë, fajësinë ose pavajësinë e përcakton vetëm procesi gjyqësor. Pasqyra e fakteve të një pune kolosale, nuk i takon vetëm një personi me një rol të pamohueshem në këto dy sektorë por të gjithë atyre që kanë pasur një rol për luajtur nga skuadra e qeverisë te ajo e ministrisë së  Infrastrukturës.

Shefi i qeversisë iu drejtua edhe qytetarëve me një mesazh, duke theksuar se prezumimi i pafajësisë është një parakusht absolut i çdo procesi gjyqësor dhe vijë ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës. Ai shtoi se mbrojtja e të vërtetës dhe e pavarësisë së drejtësisë mbetet një nga sfidat historike të qeverisë së tij.

Rama: Për të gjithë ata njerëz të zakonshëm të këtij vendi, me kushtin që të mos jenë pjesë e turmës së shurdhave dhe qorrave me molotov në gojë dhe duar, dhe që e kanë gjykuar pa gjyq, dënuar pa i dhënë as të drejtën të mbrohet në Gjykatë dhe duan ta shohin në burg Belinda Ballukun pa pritur as të hapet dera e sallës së gjyqit, u them t’i bëjnë vetes një pyetje. Ku ndryshojmë ne, apo ku duhet të ndryshojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve politike nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj. Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun nga e vërteta që i takon vetëm procesit mes saj dhe drejtësisë sepse unë nuk jam avokati i askujt këtu. Kjo është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur të vërtetën e madhe që i takon vetëm demokracisë nga të gjithë abuzuesit e saj sepse jam kryeministri i këtij vendi. Kjo e vërtetë e madhe quhet prezumimi i pafajësisë si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi gjyqësor dhe vijë ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës, mes drejtësisë dhe arbitraritetit. Ndërsa sfida historike e kësaj partie është mbrojtja e pavarësisë së drejtësisë.

Lexuar: 45

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.