Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026

Veturat e harruara “pushtojnë” Kumanovën, komuna nuk i largoi siç premtoi

26 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Korrik, 2026

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

25 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 27 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“SHBA dhe Izraeli kanë monitoruar Iranin për dy vite”, paralajmëron Basha: Ja sa do të zgjasë lufta në Lindjen e Mesme

TV NewsBy TV News5 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në studion e QUO VADIS se kapacitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë të mëdha për të përballuar edhe një luftë disa-vjeçare.

Sipas tij, lufta do të përfundojë brenda 40 ditëve ose, në rastin më të keq, për 3 muaj.

Ai theksoi se Irani ka kryesisht raketa balistike, por mungesë force detare dhe inteligjence të krahasueshme me kundërshtarët.

Sipas tij, arsenali raketor i Iranit mund të arrijë deri në rreth 6 mijë raketa, një pjesë e të cilave janë përdorur edhe gjatë përplasjes 12-ditore të vitit të kaluar.

Basha shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë zhvilluar për më shumë se dy vite një vëzhgim të detajuar të objekteve strategjike në Iran, duke analizuar çdo aspekt të aktivitetit ushtarak.

Sipas analistit, aktualisht Irani ndodhet në një situatë të vështirë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në rast sulmi në vendet e Lindjes, cilat janë masat që merren në një vend të vogël si Shqipëria?

Basha: Sa më shumë sekrete të ketë një shtet në luftë, aq më i fortë është. Është bërë një test i përgjithshëm që ka qenë 12-ditor në qershor. Raketat amerikane janë të pafundme për të përballuar një konflikt disa-vjeçar me këtë intensitet që është tani.

Borakaj: Pse mund të zgjasë me vite ky konflikt?

Basha: SHBA mund të përballojnë një luftë të tillë deri në 15 vite me raketat që kanë. Nuk është depo e SHBA-ve 3 mijë raketa. 3 mijë raketa i ka vetëm një bazë. Strategjia e SHBA nuk shkon kurrë me 4 mijë raketa, se 4 mijë raketa i ka pasur edhe xhaxhi Enver. Irani është pa forcë ajrore, detare dhe pa inteligjencë. Irani ka vetëm raketa balistike, të cilat për shkak të kohës dhe përdorimit nuk janë në sasi të pafundme. E gjithë sasia mund të shkojë deri në 6 mijë raketa, jo më shumë. Një mijë raketa nga këto mund të jenë shpenzuar, mbase edhe më shumë, pasi janë përdorur edhe në luftën 12-ditore vitin e kaluar. Dronë ka më shumë. Është vëzhguar më shumë se 2 vite çdo objekt nga Amerika në Iran. Është vëzhguar ku hanë, ku pinë, ku shkojnë dhe ku e kanë aktivitetin. Është bërë një skaner i tërë dinamikës ushtarake të Iranit. SHBA dhe Izraeli, sa i përket shërbimeve inteligjente, janë të paparë. Madje ata prodhojnë dhe të tjerët kopjojnë.

Borakaj: A është në hall Irani në këtë moment?

Basha: Që është në hall, nuk ka dyshim. Nëse strategjia brenda Iranit do të fillojë një lëvizje të brendshme, kjo luftë do të përfundojë brenda 40 ditëve. Nëse diçka do të dështojë për shkak të parashikimeve që janë bërë, më e keqja është tre muaj. Dhe për 3 muaj ekonomia e SHBA nuk do të cenohet aq sa të bëhet problem.

/vizionplus.tv

Lexuar: 8

Lajme te ngjashme

Mërgimtarë, mos e lini Luginën vetëm! Bizneset e Preshevës e Bujanocit kanë nevojë për ju!

Një vajzë dhe një djalë i mitur nga Maqedonia e Veriut u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

Koci: Ndalet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Gjermania në ndryshim: Ku hapen vendet e reja të punës?

Haradinaj: Pranoj të jem kandidat i opozitës për president

Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.