Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sot zhvillohet derbi Vardari – Shkëndija

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Mars, 2026 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Derbi i javës, e ndoshta edhe i sezonit, zhvillohet sot në Shkup, aty ku mund të përcaktohet kahja e titullit kampion në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas një fillimi perfekt në pranverë me katër fitore në po aq ndeshje, Shkëndija e Tetovës udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me rivalin e madh, Vardarin nga Shkupi, në kuadër të javës së 21-të.

Një sfidë që jo vetëm vendos për tri pikë, por mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për fronin, pasi vetëm katër pikë është dallimi. Forma aktuale e kuqezinjve jep optimizëm në kampin tetovar. Skuadra ka lënë pas ngarkesën e ndeshjeve të vështira dhe sfidat evropiane, duke e përqendruar gjithë fokusin te derbi. Sulmuesi i krahut, Liridon Latifi, e cilëson këtë përballje si vendimtare:

“Përkundër faktit se kemi pasur disa ndeshje shumë të vështira javët e fundit dhe ndeshjet që i kishim në Evropë, ne kemi lënë gjithçka mbrapa dhe fokusi jonë është te derbi. Ndeshje shumë e rëndësishme e cila shpresoj të mbyllet në favorin tonë”.

Latifi thekson se për Shkëndijën nuk ka rëndësi vendi ku luhet ndeshja, por kushtet e barabarta: “Për ne nuk ka rëndësi se ku do të luhet ndeshja. E vetmja gjë që ka rëndësi për ne është të kemi kushte të barabarta me kundërshtarin në të gjitha aspektet. Shpresoj vetëm të jetë fushë e mirë për futboll, pastaj aty do të shihet kush çka ka për të treguar”.

Sa i përket përbërjes, Shkëndija do të jetë pa Arbin Zejnullain dhe Numan Ajetin, të cilët mungojnë për shkak të pezullimit me nga pesë kartonë të verdhë. Megjithatë, rikthehet në dispozicion mbrojtësi Anes Meliqi, që mungoi në sfidën e fundit ndaj Pelisterit për të njëjtën arsye.

Kujtojmë se përballja e parë e këtij sezoni mes dy rivalëve u zhvillua në Tetovë dhe përfundoi me fitore 0-1 për Vardarin, çka e bën edhe më të zjarrtë sfidën e radhës. Drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari Fatmir Bafto nga Ohri.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës do të zhvillohet sot në kompleksin e FFM-së në Shkup, me fillim nga ora 14:00. Një duel që pritet të dhurojë emocione të forta dhe që mund të shënojë kthesën vendimtare në luftën për titull.

Lexuar: 1 656

Lajme te ngjashme

Distria nuk ndalet, rrëmben të artën e 11-të – reagimi prekës i trajnerit Kuka pas finales

Aliu, Elezi dhe Muadini bashkë për fitoren e madhe të Kf Kumanovës

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Vedat mos u mërzit, kësi lloj bërlloga fyen dhe etiketuan edhe UÇK-në

Muriqi: Kualifikimi në Botëror do të jetë si Pavarësi e dytë për Kosovën

Pronarët e NBA votojnë PO për zgjerimin e mundshëm me 2 skuadra të reja

​Suksesi i Kosovës çon peshë serbët, çuditërisht kërkojnë dënimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.