Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

1 Maj, 2026

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

1 Maj, 2026

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

1 Maj, 2026

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

1 Maj, 2026

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

1 Maj, 2026

Mërgimtari 30 vjeçar në Gjermani ndërroi jetë në vendin e punës

1 Maj, 2026

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim jashtë shtetit

1 Maj, 2026

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e Epopesë së UÇK-së tha se në ato ditë të përballjes së familjes Jashari në Prekaz me aparatin e shtypjes, historia u shkrua me zjarr e gjak.

Kurti para deputetëve të Kuvendit dhe të pranishmeve tjerë tha se Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe artikulim të qartë të synimit për liri e mëvetësi.

“Në ato ditë të përbllajes së vullnetit për liri me aparatin e shtypjes në Prekaz historia u shkrua me zjarr e gjak. Toka u bë altar i lirisë e një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit Adem Jashari e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kurti tutje theksoi se kjo sakrificë u përjetësua në vetëdijen e kujtesën tonë kolektive, se liria paguhet shtrenjtë dhe se është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e patjetërsueshme.

“Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe artikulim të qartë të synimit tonë për liri dhe mëvetësi”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se qëndresa e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në udhën e çlirimit përbëjnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej së cilës buron liria e Kosovës.“Krismat e pushkës në Prekaz u përhapën larg deri te ndërgjegja e diplomacisë ndërkombëtare. Ato krisma zgjuan mbarë kombin dhe shumëfishuan radhët e UÇK-së, duke shndërruar rezistencën në lëvizje të pandalshme për liri”, tha Kurti. /Telegrafi/

Lexuar: 87

Lajme te ngjashme

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar

Kush janë persidentet e ardhshme të Kosovës me dimija sipas Vedat Bajramit?! (FOTO)

“Ktheni çlirimtarët në shtëpi” – Një baner me figurat e ish-krerëve të UÇK-së vendoset te hotel “Grand”

Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura: Është lojë e Albin Kurtit

Lajmet e fundit

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

1 Maj, 2026

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

1 Maj, 2026

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

1 Maj, 2026

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

1 Maj, 2026

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

1 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.