Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

25 Tetor, 2026

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

24 Tetor, 2026

Alisan Mehmeti – Çuni, një jetë kushtuar muzikës, televizionit dhe artit

24 Tetor, 2026

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?

24 Tetor, 2026

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

24 Tetor, 2026

Artim Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

24 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka-Pula apel shqiptarëve të Luginës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

24 Tetor, 2026

Opaja për herë të parë i beson një femre drejtimin e Forumit Rinor të BDI-së, Almira Islami në krye!

24 Tetor, 2026

Bullgaria voton për president, Jotova dhe Gurov drejt balotazhit

24 Tetor, 2026

Policia shton kontrollet në Qafë Thanë, dyshime për udhëtime drejt protestës në Tiranë

24 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 25 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Financimi i partive, kusht për BE, Gonzato: Reforma zgjedhore të garantojë barazi për të gjithë

TV NewsBy TV News3 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasadorët do të shërbejnë edhe një herë si arbitra dhe garantë të reformës zgjedhore. Në një tryezë për financimin e partive politike, të organizuar nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, ambasadori i Bashkimit Evropian dhe ambasadori i OSBE-së vendosën piketat ku duhet të rifokusohet puna për reformën elektorale.

“Reforma zgjedhore duhet të garantojë pluralizmin politik dhe të sigurojë një fushë loje reale dhe të barabartë për të gjithë aktorët politikë. Kufiri midis shtetit dhe partisë duhet të përcaktohet shumë më qartë”, tha Ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

“Duke qenë se zgjedhjet vendore janë planifikuar për pranverën e vitit 2027, koha është vendimtare. Reforma efektive ka nevojë jo vetëm për përmbajtje cilësore, por edhe të miratohet në kohën e duhur për të siguruar zbatimin kuptimplotë të saj”, Kryetar i prezencës së OSBE-së, Michel Tarran.

Reforma zgjedhore është një prej detyrimeve që Shqipëria ka në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ligji për financimin e partive politike është një prej çështjeve të para që duhet të marrë zgjidhje.

“Këtë vit ka një fokus të fortë për të siguruar që Shqipëria të zbatojë në mënyrë efektive strategjinë e saj kundër korrupsionit dhe fusha si prokurimi publik duhet të kenë të gjitha garancitë e nevojshme për të siguruar që donatorët e partive të mos shpërblehen me kontrata qeveritare përmes proceseve të prokurimit jo transparente, apo edhe më keq, të manipuluara”, Gonzato.

Dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, sqaruan risitë që ky ligj do të sjellë.

“të parandalojmë financime nga interesa biznesi të lidhura me pushtetin, interesa të shteteve të tjera apo nga krimi.”, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, PS.

“Unë besoj, dhe besoj se ndajmë të gjithë një mendim, se transparenca është një nga elementet e rëndësishme që partitë politike të funksionojnë në mënyrë demokratike, duke shmangur korrupsionin. Duke shmangur jo vetëm korrupsionin, por edhe influencat kriminale apo influencat e faktorëve të tretë të huaj.”, Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, PD.

Ligji për financimin e partive politike është një prej çështjeve ku ndasitë mes mazhorancës dhe opozitës nuk janë të forta dhe miratimi me konsensus është i mundshëm.

/vizionplus.tv

Lexuar: 72

Lajme te ngjashme

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?

Presidentja Shiroka-Pula apel shqiptarëve të Luginës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

Policia shton kontrollet në Qafë Thanë, dyshime për udhëtime drejt protestës në Tiranë

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

Lajmet e fundit

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

25 Tetor, 2026

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

24 Tetor, 2026

Alisan Mehmeti – Çuni, një jetë kushtuar muzikës, televizionit dhe artit

24 Tetor, 2026

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?

24 Tetor, 2026

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

24 Tetor, 2026

Artim Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

24 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka-Pula apel shqiptarëve të Luginës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

24 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.