Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë para parlamentit në të njëjtën ditë që do të diskutohet kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres në largim, Belinda Balluku.
Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët shqiptarë, ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar. Për të mbrojtur shtetin ligjor, shtetin e të drejtës. Me vendimin e tij, në këtë mënyrë siç ka ecur, de facto asgjëson drejtësinë.
Kreu i Partisë Demokratike, tha se ekziston nevoja e bashkimit kundër rrezikut sipas tij për të ardhmen e vendit.
Berisha: Për sa kohë është BE e ardhmja më e mirë dhe fati më i madh i shqiptarëve është anëtarësimi në BE. Nuk mundet kurrë një njeri për interesa personale të na mbyllë dyert. Nuk ka armik më të keq se atë që tenton të na bëjë këtë. Dhe ky është Edi Rama.
Seanca plenare në parlament pritet të mblidhet më datë 12 mars, për të votuar raportet e PS dhe PD lidhur me imunitetin e Belinda Ballukut.

