Kryetarja e Odës së Përmbaruesve, Vesna Delovska, në TV21 tregoi një shembull ku një qytetar për një borxh prej 200 denarësh, duhej të paguante rreth 500 euro.
“Njeriu i paguante të gjitha faturat me një vonesë prej rreth 10-15 ditësh, dhe tani është angazhuar një avokat për secilën faturë individualisht. Borxhi kryesor është 37 denarë, dhe janë nisur 5 procedura noteriale, dhe kemi pagesën e pesë avokatëve, dhe duhej të regjistroja pesë lëndë. Për secilën lëndë do të duhej të paguante nga 100 euro, që do të thotë rreth 500 euro, kurse gjithsej të papaguara ishin rreth 200 denarë”, tha Delovska.
Ajo shtoi se qytetarët duhet të kuptojnë se sistemi në të cilin punojnë është kuadër i lartë profesional.


