Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni ndërkombëtar

TV NewsBy TV News28 Shkurt, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në një lidhje me emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri.

Sipas tij, aty nuk ka asgjë të re, pasi dy nga ministrat janë njerëzit e Belinda Ballukut.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse mendon se do t’i hiqet imuniteti Ballukut, Korreshi tha se kjo varet nga presioni ndërkombëtar dhe nga protesta e opozitës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kur ju deklaroni se iku Balluku, por ka dy njerëzit e saj, do të thoni që është edhe dora e ish-numrit dy të qeverisë?

Korreshi: Po, patjetër që po. Kujt i bie mendja te Enea, bashkë me shefin e kabinetit të saj? Si ka mundësi që të gjithë njerëzit e saj vihen në krye të ministrive? Çfarë ka ndryshuar? Janë dy ministri që i ka ajo pas vetes. Çfarë ndryshoi te Ministria e Jashtme me Spiropalin? Iku Spiropali, se dihet lufta e saj me Ballukun, fitoi prapë Balluku.

Borakaj: Nga deklaratat e Ramës, ju mendoni se Rama do t’ia heqë imunitetin Ballukut apo jo?

Korreshi: Që të jemi të sinqertë, a mendon ti se ka njeri guxim aty të bëjë raport të vetin dhe t’ia paraqesë Ramës?

Borakaj: Qartazi për të fituar kohë?

Korreshi: Jo vetëm për opinionin publik, por ai po luan “blackjack” me ndërkombëtarët, pasi presioni i tyre ka qenë në rritje. Ai po mat tensionin deri në fund, për të thënë pastaj se kështu menduan shefat e mi. Po të mendosh për raportin e Taulantit dhe Ulsiut, ju e dini përgjigjen: “Për ne pezullimi mjafton. Nuk e vendos Këshilli i Mandateve, ne vetëm verifikojmë.” Janë bërë pyetje më së shumti që i janë bërë avokatit të Ballukut, i cili ka thënë se kjo nuk është politike. Pra, aty duhej hequr mandati. Ne nuk vlerësojmë provat se s’jemi as prokurori e as gjykatë; ne themi ose ka të drejtë prokuroria që ta arrestojë, sepse ka prova. Ata po të ishin të arrestuar dhe të kishin USB-në…

Borakaj: Mendoni se do t’ia hiqni?

Korreshi: Unë mendoj se po luan “blackjack” dhe mendoj se kjo varet nga presioni i ndërkombëtarëve. Nuk di të them sa do të jetë presioni i protestës së pasnesërme, sepse ka jehonë ndërkombëtare që po protestohet për Ballukun. Mendoj se, po vazhdoi ky insistim, ata do t’ia heqin imunitetin.

Lexuar: 35

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.