Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet sot në ora 14:00 me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për pozitën e presidentit të vendit.
Abdixhiku e ka thënë disa herë se duhet arritur marrëveshje në mënyrë që partia të cilën ai e udhëheq, LDK-ja, të jetë në sallë kur të votohet për këtë çështje.
Kjo parti ia pati bërë kuorumin presidentes aktuale, Vjosa Osmani kur e ka fituar mandatin e parë, në prill të vitit 2021.
Osmanit i skadon mandati 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi.

