Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

FBI e kishte njoftuar Maqedoninë për 20-vjeçarin nga Tetova që paralajmoi vrasje masive

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një 20-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës kishte kërcënuar përmes një rrjeti social se do të kryente një vrasje masive, ndërsa policia e Maqedonksë, pas një njoftimi nga Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI), ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një arsenal i tërë armësh. Është arrestuar edhe gjyshi i tij 89-vjeçar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

I riu do të përgjigjet për terrorizëm, ndërsa gjyshi për posedim të paligjshëm të armëve, raporton gazeta KOHA.

“Sipas dyshimeve, K.H. (20), në fund të muajit janar të këtij viti, përmes aplikacionit social ‘Discord’ ka dërguar një kërcënim serioz se është i gatshëm të kryejë sulm me armë zjarri, me pushkë automatike AK-47, e njohur si ‘Kallashnikov’, duke pretenduar se ka probleme me shëndetin mendor. Frymëzimit për një sulm të tillë i ka shërbyer ngjarja e 14.12.2012 në SHBA, kur Adam Lanza, po ashtu 20-vjeçar, në një shkollë në SHBA me pushkë automatike vrau 26 persona, prej të cilëve 20 fëmijë”, thuhet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK).

Kërcënimet janë vërejtur nga FBI-ja amerikane, e cila ka njoftuar Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, ndërsa ambasada ka alarmuar prokurorinë dhe policinë.

“Pas informacioneve të marra nga Ambasada e SHBA-së në Shkup se nga ana e FBI-së është paraqitur kërkesë për zbulimin urgjent të një profili në Discord që ndodhet në vendin tonë, e nga ku janë dërguar kërcënimet serioze, MPB në koordinim me PNKOK ka ndërmarrë veprime për zbulimin e autorit. Pas identifikimit dhe lokalizimit të adresës së përdoruesit, më 17.02.2026, zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë – Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, me asistencë nga Njësia Speciale ‘Tigrat’ dhe në koordinim me PNKOK, kanë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte të tjera në Reçicë të Vogël, Tetovë. Gjatë bastisjeve, te K.H. dhe te anëtarë të familjes së tij janë gjetur dhe sekuestruar më shumë gjëra që përbëjnë vepër penale, përfshirë: armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë me 40 plumba 7.62×39 mm, pistoletë ‘M57’ me dy karikatorë me 49 plumba, pistoletë ‘Cherokee’ me dy karikatorë dhe mbi 600 plumba 9 mm, jelekë taktikë, jelekë antiplumb, thika me gjatësi të ndryshme tehe dhe materiale të ndryshme elektronike si prova”, thuhet në njoftim.

K.H. dhe gjyshi i tij janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale. <span;>(koha.mk)

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.