Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tërheqja e Ramush Haradinaj nga AAK – Njohësit flasin për prapaskenat dhe arsyet e këtij vendimi!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Shkurt, 2026 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk do të jetë më kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pasi vendosi të mos kandidojë për këtë pozicion në zgjedhjet e brendshme të partisë që do të zhvillohen ndërmjet 20 shkurtit dhe 6 qershorit 2026.

Ai sqaroi se vendimi i tij lidhet me kohe të gjatë që ka udhëhequr AAK-në, që nga themelimi i saj në vitin 2000, dhe me rezultatet jo të mira të partisë në zgjedhjet e fundit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025, AAK arriti të fitojë vetëm gjashtë ulëse në Parlament.

Haradinaj tha gjithashtu se, nuk do të jetë kandidat për president të Kosovës këtë herë.
Derisa ai largohet si udhëheqës i AAK-së, Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar dhe mund të ketë edhe kandidatë të tjerë në garë për drejtimin e partisë.

Mirëpo, të gjendur përballë kësaj dorëheqje, a është kjo tërheqje një pranim i dështimit pas rezultatit të dobët, apo thjesht një lëvizje taktike për të ruajtur ndikimin nga prapaskena?

Zogaj: AAK-ja pësoi rënie serioze me vetëm gjashtë mandate

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti Skënder Zogaj.

Publicisti thotë se, zgjedhjet kanë treguar se shumë parti janë më të interesuara për pushtet sesa për interesin e shtetit, madje duke përdorur edhe manipulime për ta arritur atë.Ai thekson se vjedhja e votës dëmton rëndë demokracinë, ul besimin e qytetarëve dhe njollos imazhin e Kosovës.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të 28 dhjetorit 2025 kanë demistifikuar qartë sjelljen e partive politike në Kosovë, duke dëshmuar se për shumicën e tyre synimi nuk është shteti, por pushteti. Për ta arritur këtë, nuk janë kursyer as mjetet dhe as mënyrat, deri edhe te manipulimi i organizuar i procesit zgjedhor.

Vjedhja e votës përbën shkeljen më të rëndë të demokracisë dhe do të mbetet një njollë e pashlyeshme në historinë e re politike të Kosovës, duke cenuar besimin e qytetarëve dhe kredibilitetin e shtetit para miqve dhe kundërshtarëve të tij. Zgjedhjet e manipuluara prodhojnë rezultate të deformuara, pasojë e një elektorati të tronditur dhe të zhgënjyer”, u shpreh ai.

Zogaj thotë se, përveç Vetëvendosjes, partitë e tjera humbën, dhe largimi i Haradinajt është veprim i përgjegjshëm.
Ai thekson se liderët duhet të japin llogari për dështimet për hir të demokracisë.

“Përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila arriti rezultatin më të lartë të pasluftës, partitë e tjera dolën humbëse. Veçanërisht LDK-ja, ndërsa edhe AAK-ja pësoi rënie serioze me vetëm gjashtë mandate. Në këtë kontekst, paralajmërimi i Ramush Haradinajt për t’u tërhequr nga kreu i AAK-së është një akt përgjegjësie politike dhe shembull i domosdoshëm për kulturën demokratike.

Ndryshimet janë shenjë shëndeti politik. Në një shtet në proces shtetformimi si Kosova, liderët partiakë kanë detyrim moral dhe politik të japin llogari për dështimet dhe të respektojnë standardet demokratike, sepse shkelja e tyre ka pasoja të pariparueshme”, foli Zogaj për “Bota sot”.Ndërsa, veprimtari nga SHBA, Agim Aliçkaj në një bashkëbisedim për “Bota sot”, thotë që familja Haradinaj dhe Ramush Haradinaj kanë pasur rol të rëndësishëm në luftën për çlirimin e Kosovës dhe se kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë.

Gjithashtu, ai përmendi mbështetjen që Ramushi ka marrë nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe figura amerikane, si Joe DioGuardi dhe Joseph Biden, gjatë dhe pas luftës, përfshirë edhe kohën e gjykimit në Hagë.

“Familja Haradinaj ka qenë në ballë të rezistencës së popullit shqiptar për liri në dekadat e fundit. Ramush Haradinaj ishte luftëtar dhe komandant i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meritat e tyre, si ato të shumë luftëtarëve dhe familjeve të tjera në çlirimin nga okupatori serb, mbeten të regjistruara përgjithmonë në historinë e Kosovës.

Gjatë fushatës së egër dhe shkatërruese të forcave serbe, zëri dhe pushka e Ramushit me shokët e tij nuk u ndalën për asnjë moment; ai nuk e la kurrë frontin e luftës deri në fitoren përfundimtare.

Për këtë arsye, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka treguar respekt dhe përkrahje të veçantë për veprën e Ramushit.

Pas luftës, u organizuan takime të rëndësishme për të në Ëashington, përfshirë edhe atë me ish-kryetarin e Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit Amerikan, Joseph Biden, i cili më vonë u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara. Liga siguroi gjithashtu një avokat mbrojtës për të, dhe Joe e Shirley e vizituan gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku ai triumfoi”, potencon ai.

Ai e mohoi publikisht kandidimin për President të vendit, por la të hapur mundësinë që Parlamenti ta kërkojë për një rol të tillë. Gjasat për këtë janë shumë të vogla pas fitores bindëse mbi 51% të LVV-së me koalicionin Guxo, Alternativa dhe PSHDK”, potencon Aliçkaj.

Në fund, veprimtari potencoi që, popullariteti i Vjosa Osmanit e bën pothuajse të pamundur kandidimin e figurave të tjera, ndërsa zgjedhjet e reja do të dëmtonin vendin dhe opozitën; megjithatë, largimi i Haradinajt nga drejtimi i AAK-së nuk e ul peshën e tij politike dhe shihet si mundësi për reflektim.

Lexuar: 58

Lajme te ngjashme

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Lajmet e fundit

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.