Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Fërçkoski në mbrojtje të studentëve shqiptarë: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën në të cilën kanë studiuar

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Profesori universitar dhe ish-diplomati Lubomir Fërçkoski një nga autorët e kushtetutës moderne të RMV mbas vizitës së fundmi në Ambasadë të Shqipërisë ka dalë hapur në mbrojtje të studentëve shqiptarë, duke theksuar se ata duhet të kenë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën në të cilën kanë studiuar – në këtë rast, në gjuhën shqipe. Në një intervistë për median “Nova”, ai e konsideron këtë çështje si një parim elementar të barazisë dhe mosdiskriminimit.

Sipas tij, nëse procesi arsimor i studentëve për katër vite është zhvilluar në një gjuhë tjetër nga maqedonishtja, atëherë është e logjikshme dhe e drejtë që edhe provimi përfundimtar – si pjesë integrale e formimit profesional në fushën penale, civile dhe juridike – të mund të jepet në të njëjtën gjuhë. Në të kundërtën, thekson ai, studentët shqiptarë do të viheshin në pozitë të pabarabartë krahasuar me kolegët e tyre që kanë studiuar dhe japin provimin në gjuhën maqedonase. Ai nënvizon se kërkesa për dhënien e provimit në gjuhën shqipe nuk është privilegj, por standard i barazisë në arsim dhe në qasje profesionale. “Në të kundërtën, kemi diskriminim të qartë”, argumenton profesori, duke shtuar se kjo çështje nuk duhet të jetë objekt polemikash politike, por të trajtohet si e drejtë themelore.Fërçkoski, profesor shumëvjeçar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe ish-ambasador i Maqedonisë së Veriut në Nju Jork, e mbyll debatin me një qëndrim të prerë: nëse arsimi zhvillohet në një gjuhë, atëherë edhe vlerësimi përfundimtar duhet të respektojë të njëjtin standard. Në këtë kontekst, ai u del në ndihmë studentëve shqiptarë duke artikuluar publikisht një argument që lidhet drejtpërdrejt me parimin e barazisë para ligjit.

Lexuar: 41

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.