Një grua 78-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Çellopek, në komunën e Staro Nagoriçanit.
– Më 12.02.2026, në ora 10:20, në SPB Kumanovë është raportuar se në një shtëpi në fshatin Çellopek, komuna Staro Nagoriçane, është gjetur e pajetë M.S. (78), informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç shtojnë nga policia, këqyrjen e vendit e ka kryer një ekip nga SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Kumanovski Muhabeti

