BDI me pushtet plot 20 vjet nuk e ka kryer asnjë punë si duhet. Gjithmonë me stërkëmbëza, gjithmonë me gjysmë zgjidhje. Prandaj duhej të shkonin në opozitë, që shqiptarët ta shohin me sy se sa pa vullnet kanë qenë. Pushtet patën, vullnet jo. E njëjta histori edhe me provimin e jurisprudencës.
Patën kryeministër teknik, kryeparlamentar, ministra të Drejtësisë, por nuk e zgjidhën të drejtën e studentëve që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe. Pse? Sepse ishin të zënë me Soravinë dhe pazaret e tyre, jo me hallet e studentëve.

