Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) – Dega Kumanovë, ku me votë unanime kuvendarët zgjodhën z. Besnik Memeti për kryetar të Degës së PDSH-së në këtë qytet.
Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në procesin e konsolidimit politik të PDSH-së në Kumanovë, duke riafirmuar unitetin e brendshëm, vendosmërinë dhe gatishmërinë për veprim politik të organizuar në terren.
Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, i cili përshëndeti delegatët dhe theksoi rëndësinë e forcimit të degëve lokale si bazë e veprimit politik dhe e rikthimit të besimit te qytetarët.
Gjatë kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës së PDSH-së në Kumanovë, duke kompletuar strukturat udhëheqëse dhe duke hapur një fazë të re angazhimi dhe organizimi politik.

