
Njoftimi për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit u bë nga familjaret dhe nga Fshati Hotë./ Me dhimbje në shpirt, por me krenari të lartë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta nëna e Dëshmorit të Kombit, Asip Emrullait, si dhe nëna e Nizës dhe Isës. Për shumë vite, ajo jetoi me imazhin e djalit të saj hero në sy dhe me mallin që ia përvëlonte zemrën. Sot, ky mall mori fund. Ajo u largua nga kjo botë për t’u takuar me Asipin në amshim, aty ku dëshmorët dhe nënat e tyre gjejnë qetësinë e përjetshme. Të gjithë ne, si banorë të këtij fshati, i jemi përulësisht mirënjohës kësaj nëne që rriti dhe i dha kombit një djalë që u bë mburojë e lirisë sonë. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen Emrullai. Humbja e saj është humbje për të gjithë ne, por vepra e saj përmes bijve të saj do të jetojë përgjithmonë. ”Të Allahut jemi dhe te Ai, pa dyshim, do të kthehemi.” O Allah, fale nënën tonë dhe mëshiroje atë. O Zot, bëje varrin e saj kopsht prej kopshteve të Xhenetit dhe shpërbleje për çdo sakrificë e durim që pati në këtë jetë. Pranoje atë në Firdeus pranë djalit të saj dëshmor dhe jepu sabër e forcë Nizës, Isës dhe gjithë familjarëve. Amin
Varrimi: Bëhet sot, me datë 02.02.2026. Koha: Pas namazit të Drekës./Te;levizioni News

