Ministri i Punëve Sociale dhe njëherazi nënkryetar i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ka ndezur debat në opinion me një postim të pazakontë dhe ironik në rrjetet sociale, pa e përmendur drejtpërdrejt adresën e tij.
“Apo rrini… jo jo, s’po rrijmë. Abre rrini… jo jo s’po rrijmë!!! Epo ajde shkoni atëherë…”
Burime politike bëjnë të ditur se reagimi i Limanit lidhet me pakënaqësitë e akumuluara, pazaret politike dhe lëvizjet e fundit në prapaskenë, që po riformësojnë skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, duke u interpretuar si sinjal i qartë se durimi politik ka kufij dhe se “heshtja” nuk është më opsion.

