Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:03 në lagjen Vizbeg të Shkupit. Në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugën “J. Magistrala”, një veturë e tipit “Opel”, me targa të Shkupit, ka përplasur një fëmijë.
Si pasojë e aksidentit, i mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ai është mbajtur për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Nga ana tjetër, autoritetet policore kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident./TVNEWS

