Takimi i 56-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) ka filluar në Davos me temën “Fryma e Dialogut”.
Samiti, i cili mbahet në qytetin zviceran të Davosit dhe që zgjat deri më 23 janar, pritet të tërheqë gati 3.000 pjesëmarrës nga 130 vende.
Aty pritet të marrin pjesë afërsisht 400 zyrtarë të nivelit të lartë dhe udhëheqës politikë, përfshirë 65 krerë shtetesh dhe qeverish, 55 ministra ekonomie dhe financash, 33 ministra të jashtëm, 34 ministra tregtie dhe industrie dhe 11 guvernatorë të bankave qendrore.

