Më 18 janar 2026, rreth orës 16:30, nëpunës policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme Kumanovë kanë privuar nga liria A.R. (26) nga Kumanova.
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari gjatë periudhës së kaluar ka kryer vjedhje në shtatë automjete udhëtarësh në qytetin e Kumanovës, nga të cilat ka marrë sende të ndryshme.
A.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

