Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev po merr pjesë për herë të parë në takim liderësh të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Apasiev tha se mbështet idenë për shfuqizimin e qeverisë teknike, që doli nga marrëveshja e Përzhinës.
“Kjo i plotëson kërkesat tona të më mëparshme. Se ne do të marrim pjesë në takim të liderëve, vetëm nëse është në suaza të institucioneve, nëse nuk është në hotele në Mavrovë, ose në ambasada të Evropës apo Amerikës. Kërkesat tona tashmë i kemi adresuar. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që është i pakalueshëm për zgjedhjet e ardhshme, sepse Levica është partia e vetme e censuruar në këto 35 vjet të pluralizimit. Gjithashtu kemi kërkesa ekonomike që lidhen me kërkesat e sindikatave, që do t’i themi brenda”, tha mes tjerash Apasiev.

