Në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komunash që do të zhvillohen të dielën, më 11 janar.
Zgjedhjet lokalet do të zhvillohen në katër komuna, në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostush dhe Qendrën Zhupa.
Heshtja zgjedhore do të fillojë nga sot në mesnatë dhe do të zgjasë deri në përfundimin e zgjedhjeve.

