Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shëndetësia po varfëron qytetarët

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të dhënat tregojnë se listat e gjata të pritjes dhe mungesa e specialistëve në sektorin publik po i detyrojnë qytetarët të kërkojnë shërbime në klinikat private, duke rritur shpenzimet nga xhepi. Ky presion financiar reflektohet drejtpërdrejt në buxhetet familjare dhe në shtyrjen e kontrolleve apo trajtimeve mjekësore

 

Anëmsha SHABANI

Shkup, 8 janar – Raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE), tregon se më shumë se 40 për qind e kostove totale të kujdesit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut bien drejtpërdrejt mbi pacientët, duke e renditur vendin ndër shtetet me barrën më të lartë financiare për qytetarët në raport me shërbimet shëndetësore publike. Kjo situatë po e shndërron gjithnjë e më shumë kujdesin shëndetësor në një shpenzim të rëndë familjar, veçanërisht për kategoritë me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe të sëmurët kronikë.

Të dhënat tregojnë se listat e gjata të pritjes dhe mungesa e specialistëve në sektorin publik po i detyrojnë qytetarët të kërkojnë shërbime në klinikat private, duke rritur shpenzimet nga xhepi. Ky presion financiar reflektohet drejtpërdrejt në buxhetet familjare dhe në shtyrjen e kontrolleve apo trajtimeve mjekësore.

Analiza e organizatës “Meta” paralajmëron se mungesa e stafit mjekësor do të vazhdojë të jetë një nga problemet kryesore edhe në vitin 2025. Shëndetësia publike përballet me numër të pamjaftueshëm specialistësh, ndërsa mjekët dhe rezidentët e rinj, pas përfundimit të arsimimit, po orientohen gjithnjë e më shumë drejt sektorit privat ose po largohen jashtë vendit.

Këto gjetje konfirmohen edhe në raportet e Komisionit Evropian, ku theksohet se raporti i infermierëve për 100 mijë banorë në Maqedoninë e Veriut është nën mesataren e Bashkimit Evropian dhe se rrjedhja e kuadrove nga sektori publik drejt atij privat vazhdon. “Qytetarët vazhdojnë të paguajnë një çmim të lartë për shërbimet e kujdesit shëndetësor, pra 41.7 për qind e kostove totale bien direkt mbi pacientët, gjë që është një pengesë serioze për qasjen e barabartë në kujdesin shëndetësor. Edhe pse sistemi i shëndetit elektronik dhe aplikacioni celular janë përmirësuar, sistemi i caktimit të takimeve nuk funksionon siç duhet dhe nuk është i lidhur me bazën e të dhënave të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, thuhet në raportin e KE-së.

Raporti evidenton gjithashtu se, ndonëse fushatat për zbulimin e hershëm të kancerit vazhdojnë, mbulimi mbetet i kufizuar dhe Regjistri i Kancerit po regjistron rritje të rasteve dhe vdekjeve. Ilaçet për sëmundjet e rralla mbulojnë vetëm rreth një të tretën e pacientëve, ndërsa kuadri ligjor për transplantet dhe shëndetësinë elektronike ende nuk është plotësisht i harmonizuar me standardet evropiane. “Edhe pse sistemi i shëndetësisë elektronike dhe aplikacioni celular janë përmirësuar, sistemi i caktimit të takimeve nuk funksionon siç duhet dhe nuk është i lidhur me bazën e të dhënave të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, thekson Komisioni Evropian në raportin e progresit.

Ndryshe, në vitin 2025, sektori i shëndetësisë mbetet ndër më të ndjeshmit ndaj korrupsionit, pavarësisht procedurave të përmirësuara për çmimin e shërbimeve dhe trajtimin jashtë vendit, duke e lënë sistemin publik të përballet njëkohësisht me mungesë stafi, kosto të larta për pacientët dhe besim të ulët të qytetarëve. (koha.mk)

Lexuar: 71

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.