Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kaadresuar kritika ndaj ish udhëheqësve komunal se kanë keqpërdorur mjetet e Ministrisë sl Arsimit të destinuar për shkollat dhe mësimdhënësit.
Arsimi duhet të depolitizohet, ish-udhëheqësia komunale ka vjedhur edhe mjetet e dedikuara për shkollat dhe mësimdhënësit Mjetet që ndan Ministria e Arsimit dhe Shkencës për pagesën e mësimdhënësve, investimeve nëpër shkolla, si dhe transportin e nxënësve, Komuna e Gostivarit i ka keqpërdorur dhe nuk i ka paguar personat e angazhuar, edhe pse të njejtët e kanë kryer obligimin e tyre me ndershmërinë më të madhe.
Kompanive të transportit, Komuna iu detyrohet rreth 2 milion euro, sepse bllok-dotacionet janë keqpërdorur për interesa të tjera”, ka shkrua Nevzad Bejta në rrjetet sociale.
Bejta shkuan më tej se ”Është koha të rikthehet cilësia në arsim, cilësia në investime nëpër shkolla dhe çerdhe, e jo më të vazhdohet me impovizime dhe vjedhje.
Bejta premtonm të depolitozojë arsimin në Komunën e Gostivarit
”Arsimi do të depolitizohet, vend në arsim ka për këdo që e kryen punën me profesionalizëm, dijeni dhe përkushtim ndaj atij misioni të shenjtë”, shprehet Bejta.

