Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare

3 Korrik, 2026

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

3 Korrik, 2026

Shkarkimet përfshijnë edhe zëvendësministrat e drejtorët

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 4 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

SHBA sulmon Venezuelën

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Janar, 2026 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar sulme ushtarake ndaj objektivave brenda territorit të Venezuelës, përfshirë edhe instalime ushtarake, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë për CBS News.

Sipas raportimit të gazetarëve Jim LaPorta dhe ekipit investigativ të CBS, vendimi është marrë në orët e para të së shtunës dhe përbën një përshkallëzim të drejtpërdrejtë të fushatës së administratës Trump kundër regjimit të presidentit venezuelian Nicolás Maduro.

Burimet amerikane bëjnë me dije se operacioni është pjesë e një strategjie më të gjerë presioni ndaj Caracasit, e lidhur me akuzat për trafik droge, korrupsion shtetëror dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Lajmi vjen në të njëjtën kohë me raportime për shpërthime të shumta në Caracas, fluturime të ulëta avionësh gjatë natës dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit venezuelas.

Pamje të publikuara në media sociale tregojnë tym dhe lëvizje të shtuara sigurie, ndërsa autoritetet në Caracas, në momentet e para pas ngjarjes, nuk kanë dhënë një reagim zyrtar të detajuar për sulmet e raportuara.

Sipas Sky News Arabia, duke cituar burime venezuelase, është goditur edhe banesa e ministrit të Mbrojtjes së Venezuelës, megjithëse ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga qeveria e Venezuelës. Po ashtu, nuk dihet nëse ka viktima apo dëme të konsiderueshme infrastrukturore.

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka shpallur ndërkaq gjendje emergjence kombëtare, duke u bërë thirrje qytetarëve të mobilizohen për të “mposhtur këtë agresion imperialist”, mes raportimeve për shpërthime dhe rritje të tensioneve të sigurisë në vend.

Deklarata e Maduros erdhi pas informacioneve për shpërthime në kryeqytetin Caracas dhe zona përreth, si edhe raportimeve për lëvizje ajrore dhe masa të shtuara ushtarake.

Pamje dhe video të shpërndara në media sociale kanë treguar tym dhe ndërprerje të energjisë në disa pjesë të qytetit, duke shkaktuar pasiguri dhe shqetësim te banorët.

Në një fjalim drejtuar kombit, Maduro akuzoi forca të huaja, duke përmendur në mënyrë të tërthortë Shtetet e Bashkuara, për atë që e cilësoi si një sulm ndaj sovranitetit të Venezuelës.

Ai njoftoi aktivizimin e planeve të jashtëzakonshme të mbrojtjes kombëtare dhe tha se vendi ndodhet përballë një kërcënimi serioz ndaj rendit kushtetues dhe stabilitetit të tij.

“Populli venezuelas duhet të jetë i bashkuar dhe i gatshëm për të mbrojtur pavarësinë e atdheut,” deklaroi Maduro, duke theksuar se gjendja e emergjencës do t’i japë qeverisë kompetenca shtesë për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

Situata ka shkaktuar reagime të menjëhershme edhe në rajon.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, deklaroi publikisht se “Venezuela është nën sulm”, duke bërë thirrje për mbledhje urgjente të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe destabilizim të Amerikës Latine.

Ngjarja zhvillohet në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, pasi Presidenti Trump ka paralajmëruar prej muajsh se Shtetet e Bashkuara po përgatisin masa të reja dhe më agresive kundër rrjeteve të trafikut të drogës që, sipas Washingtonit, veprojnë me mbështetje shtetërore në Venezuelë.

Trump ka deklaruar më herët se goditjet në terren mund të nisin “së shpejti”, duke lënë të hapur mundësinë e operacioneve ushtarake të drejtpërdrejta.

Në tetor, presidenti amerikan kishte bërë publike se kishte autorizuar CIA-n të operonte brenda Venezuelës, me qëllim frenimin e trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm drejt SHBA-ve, një vendim që ishte kritikuar ashpër nga qeveria e Maduros si shkelje e sovranitetit kombëtar.

Në përgjigje të zhvillimeve të fundit, Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka shpallur gjendje emergjence kombëtare, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe forcave të armatosura të mobilizohen për të “mposhtur këtë agresion imperialist”.

Në një deklaratë publike, Maduro akuzoi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara për sulm ndaj Venezuelës dhe njoftoi aktivizimin e planeve të jashtëzakonshme të mbrojtjes kombëtare.

“Venezuela po përballet me një agresion të hapur. Populli duhet të jetë i bashkuar për të mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e vendit”, deklaroi Maduro.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër zhvillimet, ndërsa pritet që orët në vijim të sjellin më shumë qartësi mbi përmasat reale të sulmeve, objektivat e goditura dhe pasojat politike e të sigurisë që kjo përballje e drejtpërdrejtë SHBA–Venezuelë mund të ketë për rajonin dhe më gjerë.

Lexuar: 375

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.