Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

ASH: Dimër i errët për qytetarët, fitime për EVN!? Ndërprerjet e rrymës që po shkatërrojnë familjet dhe bizneset, diaspora paguan për terr

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

ASH: Dimër i errët për qytetarët, fitime për EVN!? Ndërprerjet e rrymës që po shkatërrojnë familjet dhe bizneset, diaspora paguan për terr

Në këto ditë të acarta dimri, kur temperaturat zbresin nën zero dhe familjet tona përpiqen të sigurojnë ngrohje e kushte minimale jetese, rajone të tëra të Kumanovës, Shkupit, Tetovës e Gostivarit po përballen me një krizë të papranueshme: mungesën e energjisë elektrike nga furnizuesi universal EVN Home.
Ndërprerjet nuk janë më raste të izoluara – ato zgjasin me orë të tëra, shpesh ditë të plota, duke paralizuar jetën e përditshme të qytetarëve. Ky fenomen nuk është thjesht një “defekt teknik”, por një dështim sistematik i një kompanie që ka për detyrë të sigurojë furnizim të pandërprerë për konsumatorët.
Pasojat janë të rënda :
– familjet mbeten pa ngrohje, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve.
– bizneset lokale humbasin prodhim e klientë, duke u goditur rëndë në periudhën më të ndjeshme të vitit.
– mërgimtarët, kontribuesit kryesorë të ekonomisë vendore, kthehen në vendlindje për të gjetur shtëpi të ftohta e të errëta – një mirëseardhje e turpshme që flet për paaftësinë e institucioneve.
– me këto veprime, gurbetçarët detyrohen të ikin më shpejt nga vendlindja, duke e shkurtuar kohën e qëndrimit të tyre. Kjo sjell humbje të drejtpërdrejtë për ekonominë lokale, sepse shpenzimet e tyre për konsum, investime dhe aktivitete biznesi reduktohen ndjeshëm. Vitet e ardhshme, shumë prej tyre mund të mos kthehen më, duke i privuar bizneset nga një burim i rëndësishëm të ardhurash.
Është e paimagjinueshme që në rajone ku janë instaluar matësit sipas standardeve të vetë kompanisë EVN Home, të vazhdojnë ndërprerjet e furnizimit dhe defektet e pafundme. Kjo nuk është thjesht paaftësi teknike – është arrogancë e pastër, një neglizhencë e papranueshme që tregon mungesë respekti për konsumatorët.
EVN Home ka detyrimin ligjor të sigurojë furnizim të pandërprerë dhe të vazhdueshëm me energji elektrike. Çdo ndërprerje e zgjatur është shkelje e këtij detyrimi dhe një dëshmi e dështimit për të përmbushur misionin bazë: sigurimin e energjisë elektrike për qytetarët.
Ky nuk është një problem teknik i zakonshëm – është një skandal energjetik që kërkon reagim të menjëhershëm. Nuk mund të pranojmë që në zemër të Evropës, në vitin 2025, qytetarët dhe mërgimtarët të jetojnë pa energji elektrike në ditët më të ftohta të vitit. EVN Home duhet të japë përgjigje, jo justifikime.
– Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar
Lexuar: 66

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.