Mbi 50.000 udhëtarë e kanë kaluar pikën kufitare Tabanoc vetëm gjatë fundjavës së kaluar, përkatësisht nga 20 deri më 22 dhjetor.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në këtë periudhë kohore në vend kanë hyrë gjithsej 36.316 shtetas maqedonas, ndërsa nga vendi kanë dalë 6.892 shtetas maqedonas.
Në të njëjtën periudhë, pikën kufitare e kanë shfrytëzuar edhe shtetas të huaj, prej të cilëve 16.084 persona kanë hyrë në vendin tonë, ndërsa 7.720 kanë dalë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se vazhdimisht po merren të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e papenguar të qarkullimit kufitar.
– Nga ana e MPB-së po merren të gjitha masat dhe janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar qarkullimin e udhëtarëve, natyrisht duke zbatuar kontrollet e detyrueshme kufitare, thuhet në njoftim.
Pritet rritje e frekuencës edhe në ditët në vijim, në prag të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve./Kumanovski Muhabeti

