Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

27 Gusht, 2026

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

27 Gusht, 2026

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

27 Gusht, 2026

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

27 Gusht, 2026

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

27 Gusht, 2026

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

26 Gusht, 2026

Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?

26 Gusht, 2026

Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

26 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 27 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kushtetuesja rrëzon GJKKO, kthen në detyrë Belinda Ballukun

TV NewsBy TV News12 Dhjetor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka vendosur të kthejë në detyrën e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Ballukun.

Në njoftimin e bërë publik, Kushtetuesja bën me dije se vendimi për Ballukun do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Po ashtu, me shumicë votash, Kushtetuesja vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Njoftimi i plotë:

Në datën 12.12.2025, Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim paraprak çështjen nr. 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar, datë 21.11.2025, me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Shfuqizimi i vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.

Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:

  1. Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
  2. Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

Limaj: Gjëja më e natyrshme Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

Lajmet e fundit

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

27 Gusht, 2026

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

27 Gusht, 2026

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

27 Gusht, 2026

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

27 Gusht, 2026

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

27 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.