Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor, 2026

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

26 Nëntor, 2026

Brukseli i vendos kushte Ballkanit Perëndimor: Pa reforma, nuk ka anëtarësim në BE

26 Nëntor, 2026

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Medreseja e Shkupit shënon solemnisht festat e Nëntorit

26 Nëntor, 2026

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Armand Duka: Ndeshja ndaj Andorrës është më e rëndësishmja e edicionit, duhet angazhim maksimal

TV NewsBy TV News13 Nëntor, 2025 Sport Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në prag të ndeshjes ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në një intervistë për gazetarin Alban Xhihani në TV Klan.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e vlerësoi përballjen e nesërme si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni, duke theksuar se ekipi duhet të jetë plotësisht i përqendruar për të marrë tre pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në fazën play-off.

INTERVISTA E PLOTË:

Ndeshja ndaj Andorrës? – Çdo ndeshje e ekipit Kombëtar është e rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë, pavarësisht se disa kanë emocione të tjera përveç futbollit. Për mua kjo është më e rëndësishmja e edicionit, sepse kjo na mban me shpresën për të luajtur ndeshjet e play-off-it në mars.

Padyshim që kemi edhe një sy nga Anglia. Por ekipi duhet të jetë i përqendruar për të bërë detyrën e vet dhe për të marrë tre pikët në këtë stadium.

Kemi zhvilluar disa ndeshje këtu me Andorrën? – Në ndeshjen e parë kemi humbur në stadiumin e vjetër me rezultatin 2-0 për Andorrën, ka qenë ndeshje miqësore. Ndeshjet zyrtare i kemi fituar në Andorrë në 2019 dhe 2021. Por kanë qenë ndeshje të vështira, nuk kanë qenë të lehta.

Në Elbasan Arena në nëntor 2019 kemi barazuar kur kemi qenë në disavantazh 1-2. Nuk ishte ndeshje e lehtë. Andorra sot është më mirë se më parë. Ka një ekip që lufton.

Anglia i ka shënuar me vështirësi, 0-1 këtu dhe 2-0 në Angli me autogol. Mbetet një ndeshje e vështirë, por jam shumë i bindur që ekipi jonë e di rëndësinë e ndeshjes. Nuk ka asnjë vend për vetëkënaqësi, vetëm për impenjim maksimal dhe për të bërë detyrën.

Edicioni kualifikues, ka diçka për t’u përmirësuar në mentalitet? – Analizë e thellë. Ka shumë gjëra se pse nuk jemi gjithmonë në të njëjtin nivel. Ky është ndryshimi me skuadrat e mëdha me më pak të mëdha, siç jemi ne. Nëse do t’i bënim të gjitha ndeshjet në të njëjtin nivel, atëherë nuk do të ishim më Shqipëria.

Nuk do të ishim skuadra që lufton për play-off, por do të ishim Anglia që ka siguruar vendin e parë. Për mua, Letonia nuk është një ekip i dobët.

Luan i organizuar dhe na ka vënë shumë në vështirësi edhe në Tiranë. Por rezultati i harron gjërat. Kemi fituar 1-0, kur edhe mund të na kishin barazuar. Megjithatë, jemi në Andorra për të dhënë maksimumin dhe për të vazhduar shpresën për në Botëror.

Në radhë të parë djemtë për kënaqësinë e vet që mund t’i japë një kampionat Botëror dhe për të gjithë tifozët që e kanë mbështetur dhe e mbështesin, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe nëpërmjet televizorit etj. Le të shpresojmë që do të bëjmë detyrën dhe jam i bindur që nuk do të kemi hap fals.

Andorra është mbushur me plot tifozë shqiptarë – Unë mendoj që ne si tifozë, në një lloj mënyre, kemi fituar kulturën sportive dhe e kemi kuptuar që nuk ka më ndeshje të lehta.

Mbështetësit e ekipit Kombëtar e dinë që nuk është një ndeshje e lehtë, por e dinë që duhet fituar. Pikërisht për këtë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit, për ta përkrahur ekipin, për ta mbështetur atë, për ta çuar drejt fitores. Besoj se jemi vendi që e ndjen më shumë ekipin Kombëtar. E ndjen vërtet dhe e mbështet atë në çdo moment.

Faza Play-off e Botërorit, kundërshtarët e mundshëm? – Padyshim, edhe ne kemi menduar për plane, por e kemi përqendruar më shumë vëmendjen për nesër këtu në Andorra.

Ta mbyllim historinë dhe të mos mbetet për ta luftuar në Tiranë. Le të mbetet ndeshja në Air Albania kundër Anglisë një ndeshje luksi për ne dhe për Anglinë.

Lexuar: 77

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor, 2026

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

26 Nëntor, 2026

Brukseli i vendos kushte Ballkanit Perëndimor: Pa reforma, nuk ka anëtarësim në BE

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.