Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

4 Korrik, 2026

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

4 Korrik, 2026

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

4 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

4 Korrik, 2026

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

4 Korrik, 2026

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

4 Korrik, 2026

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

4 Korrik, 2026

Pas tetë viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar!

4 Korrik, 2026

Tragjedi e rëndë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut: Mbyten gjyshi, gjyshja dhe dy nipërit 8 e 11 vjeç

4 Korrik, 2026

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 5 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

TV NewsBy TV News14 Tetor, 2025 Botë Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nesreen Hamad pret me padurim lajme të tjera nga bashkëshorti. Ndërsa ajo dhe tre fëmijët e tyre qëndruan në vendstrehimin në qendër të Rripit të Gazës,  ai nisi udhëtimin e mundimshëm për në Sheikh Radwan, një lagje në veri të qytetit të Gazës: “Bashkëshorti shkoi në shtëpinë tonë sot [e dielë 12.10.]. E dinim që ishte bombarduar, por duke e parë me sytë tanë, ishte edhe më e dhimbshme”, tha Hamadi për DW në telefon.

Shtëpia është e shkatërruar plotësisht dhe pjesa më e madhe e lagjes gati nuk njihet më. Bashkëshorti i Nesreen është midis dhjetëra mijëra njerëzve që u kthyen në shtëpi pasi Izraeli njoftoi armëpushimin të premten pasdite.  Videot treguan një valë në dukje të pafundme njerëzish që ecnin, kryesisht në këmbë, përgjatë rrugës bregdetare drejt Rripit verior të Gazës, i cili më parë ishte evakuuar.

Marrëveshje e brishtë

Javën e kaluar, pas negociatave intensive indirekte, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një plan prej 20 pikash të propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja synon t’i japë fund plotësisht luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.

Shumë nga pikat e diskutueshme të planit ambicioz amerikan ende nuk janë diskutuar në detaje. Si pjesë e fazës së parë, Hamasi liroi 20 pengjet e mbetura gjallë të hënën, ndërsa Izraeli do të lirojë gati 2,000 të burgosur palestinezë, shumë prej të cilëve mbahen pa akuza. Pritet që të dorëzohen edhe trupat e 28 pengjeve të mbetura të vdekura.

Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi – i cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe mjaft vende të tjera – kreu masakra ndaj disa fshatrave izraelite, bazave ushtarake dhe festivalit të muzikës Nova pranë Rripit të Gazës. Sipas autoriteteve izraelite, rreth 1,200 njerëz u vranë dhe rreth 250 pengje u morën nga Rripi i Gazës.

 “Të rrënuar psikologjikisht”

Nesreen Hamadi thotë se ndihet e lehtësuar që bombardimet izraelite kanë ndalur, por humbja përfundimtare e shtëpisë së saj është vetëm një nga shumë kujtime të dhimbshme nga dy vitet e fundit të luftës për mbijetesë: ajo thotë, se është zhvendosur 17 herë gjatë asaj kohe.

“Lufta mbaroi, falë Zotit, por vetëm pasi vrau gjithçka brenda nesh. Vrau miq, të afërm dhe fqinjë. Shkatërroi Gazën. Na shndërroi në të rrënuar psikologjikisht. Na mbolli sëmundje sepse nuk kishte ilaçe, sepse ishim të zhvendosur dhe lufta ndoti edhe mjedisin”, tha Hamadi. “Shpresoj që lufta të mos kthehet më kurrë dhe që të mos përjetojmë më kurrë frikë.”

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth dy të tretat e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës. Autoriteti Shëndetësor i Gazës, i drejtuar nga Hamasi, raporton se më shumë se 67,000 njerëz – kryesisht civilë – janë vrarë gjatë luftës dyvjeçare. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze e ka përshkruar luftën si gjenocid – një akuzë që Izraeli e mohon kategorikisht.

“Gjithçka për shkak të Hamasit dhe Izraelit”

Por jo të gjithë i respektuan thirrjet për evakuim, të cilat ushtria izraelite i lëshoi ​​për herë të fundit në fillim të shtatorit përpara se të intensifikonte sulmet e saj për të pushtuar qytetin. Mahmoud Afif dhe gjashtë fëmijët e tij nuk kishin mundësi të përballonin transportin ose strehimin në Rripin jugor të Gazës. “U zhvendosa mes tre vendeve në qytetin perëndimor të Gazës dhe, falë Zotit, unë dhe të gjithë fëmijët e mi mbijetuam”, thotë ai në telefon nga Qyteti i Gazës.

Shtëpia e tij u rrafshua me themele, thotë Mahmoud. “E humba shtëpinë, të cilën e kisha ndërtuar pa lodhur me vëllezërit e mi gjithë jetën time, dhe e gjitha për shkak të Hamasit dhe Izraelit”, tha ai. “Çdo gjë që ka ndodhur në Gaza në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë efekt. Përkundrazi, e ka kthyer Gazën vite prapa. Izraeli ka bërë armiq për shumë vite.”

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë tërhequr pjesërisht në vijën e rënë dakord në fazën e parë të marrëveshjes. Megjithatë, ato pretendojnë se ende mbajnë të paktën 53 përqind të territorit. Një zëdhënës i ushtrisë deklaroi se shumë zona, veçanërisht në veri, lindje dhe jug, mbeten të ndaluara për palestinezët dhe se afrimi ndaj këtyre zonave mund të jetë “kërcënues për jetën”.

Pak shpresa për të ardhmen

Dyshimet nëse dhe sa do të zgjasë armëpushimi i shqetësojnë shumë njerëzit në Gaza. Në mesin e marsit, Izraeli i dha fund në mënyrë të njëanshme një armëpushimi dhe rifilloi luftimet me intensitet të pazvogëluar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënon ta bëjë këtë përsëri nëse Hamasi nuk i dorëzon armët.

Sidoqoftë, shumë njerëz e kanë të vështirë të imagjinojnë një të ardhme përballë shkatërrimit të jashtëzakonshëm. Prindër si Nesreen Hamad janë gjithashtu të shqetësuar për arsimin dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Ata nuk kanë shkuar në shkollë për dy vjet. Pjesë të mëdha të sistemit të kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës janë shkatërruar. Edhe pse marrëveshja parashikon shpërndarjen e ndihmave, është e paqartë se sa ndihma do të lejojë Izraeli përmes kalimeve kufitare.

Në planin afatmesëm, lind edhe pyetja se kush do ta qeverisë Rripin e Gazës në të ardhmen. Plani parashikon një administratë teknokrate nën udhëheqjen palestineze, e mbikëqyrur nga një grup ndërkombëtar i kryesuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair në një pozicion kyç. Si banore Nesreen Hamad thotë, se “nuk dua Hamasin apo ndonjë grup tjetër palestinez”. Për të “çdo organizatë ndërkombëtare që mund të na qeverisë dhe të rindërtojë Rripin e Gazës do të ishte e mirëpritur.” Edhe Mahmoud Afif mendon ngjashëm: “Nuk e di kush do ta qeverisë Rripin e Gazës, por e di që nuk dua askënd nga epoka e mëparshme.” Me këtë nënkuptohet para së gjithash Hamasi militant islamist, i cili rrëzoi Autoritetin Palestinez nga Rripi i Gazës në vitin 2007 dhe mori pushtetin në brezin bregdetar. “Shpresoj për fëmijët e mi”, thotë Afif: “Kushdo që udhëheq popullin duhet t’u ofrojë atyre një të ardhme më të mirë.”/dw

Lexuar: 243

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

4 Korrik, 2026

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

4 Korrik, 2026

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

4 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

4 Korrik, 2026

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

4 Korrik, 2026

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

4 Korrik, 2026

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

4 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.