Në një konferencë për media të mbajtur sot, Zekrija Shahini ka deklaruar se bashkëshortja tij nuk ka asnjë faj në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur së fundmi. Ai theksoi se është e padrejtë që ajo të vihet në qendër të akuzave dhe se përgjegjësinë duhet ta mbajnë ata që realisht kanë qenë të përfshirë. “Bashkëshortja ime nuk është fajtore për asgjë që ka ndodhur. Unë i besoj drejtësisë dhe i lë organet kompetente të kryejnë punën e tyre,” u shpreh Shaini para mediave. Ai shtoi se nuk dëshiron të paragjykojë asnjë proces hetimor dhe se pret që e vërteta të dalë në dritë sa më shpejt.
Televizioni News

